Flash

Hamburg ngjitet në Bundesliga pas 7 vjetësh, tifozët shkatërrojnë fushën nga qejfi

Lapsi.al 14 May 2025
Hamburg ngjitet në Bundesliga pas 7 vjetësh, tifozët
Pas shtatë vitesh mungesë, Hamburg është rikthyer në Bundesligë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndaj Ulm, të fituar me rezultatin 6-1, shpërtheu një festë e çmendur: tifozët pushtuan fushën e Volksparkstadion, duke krijuar një pamje spektakolare, por për fat të keq, dita e festës rrezikoi të përfundonte në tragjedi për shkak të trazirave që pasuan. Disa persona mbetën të plagosur, dhe për fat të mirë nuk pati viktima, megjithatë një burrë u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Fusha e skuadrës gjermane, që nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit gjerman, mban ende shenjat e festës së shfrenuar që solli dëme të mëdha në infrastrukturat e stadiumit. Tapeti është i shkatërruar, me gropa të mëdha toke të thatë, dhe çatia mbi stolat e rezervave është shembur nën peshën e tifozëve që u ngjitën mbi të. Po ashtu, në tribunat e stadiumit mund të shihen mbeturina të shumta të lëna pas nga turma, të cilat po pastrohen nga punonjësit e mirëmbajtjes së impiantit.

Stadiumi i Hamburgut i shkatërruar pas ngjitjes

Në vitin 2018, gjermanët përjetuan rënien e parë historike në kategorinë e dytë dhe prej atëherë kanë hasur vështirësi për t’u rikthyer në Bundesligë. Mallkimi u thye në javën e fundit të kampionatit që vulosi ngjitjen e Hamburg pas shtatë vitesh dhe ndezi festën e tifozëve. Qindra tifozë kaluan barrikadat duke hyrë në fushë, një spektakël i bukur për syrin, por që mund të kishte përfunduar shumë keq. Shërbimi zjarrfikës konfirmoi se pati shumë të lënduar, disa në gjendje të rëndë, dhe shumë të tjerë u ndihmuan nga ambulancat e pranishme në stadium. Ditë pas festës, fusha e Volksparkstadion gjendej në një gjendje të mjerueshme: pas pushtimit, që shkoi pothuajse deri në dhomat e zhveshjes të mbrojtura nga forcat e rendit, tifozët lanë pas gropa në fushë, e cila tashmë është e shkatërruar dhe e papërdorshme. Por nuk mbaron me kaq: edhe stolat janë të dëmtuar dukshëm, sidomos mbulesat mbrojtëse të tyre, ndërsa tribunat janë të mbushura me lloj-lloj mbeturinash.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI