Flash

Berisha, mbledhje urgjente në PD me drejtuesit e qarqeve

Lapsi.al 14 May 2025
Berisha, mbledhje urgjente në PD me drejtuesit e qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur mbrëmjen e sotme në seli të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të koalicioni "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore".

Në mesazhin e dërguar drejtuesve thuhet se ata "duhet të paraqiten në 20:30 në selinë qendrore të PD-së, për një takim të jashtëzakonshëm. Raportohet se në mesazh është theksuar se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim".

Takimi pritet të zhvillohet lidhur me hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar protestë më 16 maj në orën 17:00. Berisha u shpreh se protesta do të jetë paqësore dhe sipas tij ka për qëllim të sensibilizojë opinionin publik botëror mbi krimet elektorale që sipas tij ka kryer kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI