Flash

‘The End Is Near’: The Weeknd gati të braktisë emrin e famshëm”

Lapsi.al 14 May 2025
‘The End Is Near’: The Weeknd gati të braktisë emrin e

Ndërsa  Abel Tesfaye ( The Weeknd), feston premierën e filmit të tij të ardhshëm Hurry Up Tomorrow , ai ka folur për procesin e tërheqjes nga pseudonimi i tij artistik, një hap që e ka paralajmëruar prej kohësh.

“E kam nisur? Po, po shkoj drejt atij drejtimi,” – tha The Weeknd për People, ndërsa ndodhet në mes të një turneu koncertesh në stadiume në Amerikën e Veriut.

“Jam ende në turne, kështu që nuk mund ta lë plotësisht ende.”

Artisti foli edhe për marrëdhënien e tij me famën:

“Gjithmonë kam dashur që puna ime të ishte e famshme. Nuk e di nëse kam dashur ndonjëherë që unë vetë të jem i famshëm – kështu që atë pjesë nuk e kam zotëruar ndonjëherë, dhe as kam ndërmend ta bëj.”

“Është një situatë e çuditshme, por ja ku jemi, shtoi ai.

Në filmin Hurry Up Tomorrow, The Weeknd luan krah Jenna Ortega dhe Barry Keoghan.

Filmi është pjesë shoqëruese e albumit me të njëjtin titull, të publikuar në janar, ku përfshihen këngët: Timeless, São Paulo dhe Cry for Me.

Spekulimet për fundin e emrit The Weeknd nisën në dhjetor 2024, kur në qytete të mëdha u shfaqën billborde që shkruanin “The Weeknd Is Near”, por me tre shkronja të munguara që formonin frazën “The End Is Near”.

Disa ditë më vonë, ai publikoi një kolazh me të gjitha albumet e tij me mbishkrimin:

“The Weeknd / The End Is Near / 8 kapituj të bukur në këtë histori.”

Të këshilluara

Cardi B shfaqet në publik me partnerin e ri

Pas thashethemeve për romancë që filluan në shkurt, Cardi B bëri paraqitjen e saj të parë publike me Stefon Diggs në ndeshjen e NBA playoff të hënën. Ata u s...

15:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI