Flash

Doni një biletë kundër Serbisë? Hapet procesi i aplikimit: ja si funksionon rezervimi

Lapsi.al 15 May 2025
Doni një biletë kundër Serbisë? Hapet procesi i aplikimit:
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Do të ketë një fazë të shprehjes së interesimit, ndërsa përzgjedhja automatike do të nxjerrë përfituesit, duke qenë se parashikohet të ketë kërkesa për bileta përtej kapacitetit të stadiumit Arena Kombëtare. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

Si të aplikoni?

Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit. Zgjidhni tribunën e stadiumit. Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës. Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit. Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit. Lexo më tej: FSHF, kërkesa mbi kapacitetin e stadiumit kundër Serbisë: Ja si do të procedohet

Afatet dhe procesi i përzgjedhjes

Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj. Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

Blerja dhe marrja e biletave

Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025. Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit. FSHF thekson se bileta kundër Serbisë mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI