Flash

"Jam shtatzënë me ty": Son shantazhohej nga dy persona, i kërkonin disa milionë euro

Lapsi.al 15 May 2025
"Jam shtatzënë me ty": Son shantazhohej nga dy persona, i

Pak ditë para finales së Europa League, Son po përjeton një situatë shumë të pakëndshme: një burrë dhe një grua kanë tentuar ta shantazhojnë në Korenë e Jugut duke i kërkuar disa milionë euro për të fshehur shtatzëninë e gruas, e cila pretendonte se ishte në pritje të një fëmije nga futbollisti. Një tentativë e mirëfilltë për zhvatje, që për fat është parandaluar nga policia e Seulit, e cila ka ndaluar dy personat dhe po heton mbi çështjen.

Sipas asaj që raporton portali jugkorean Yonhap News, sulmuesi i Tottenham ka bërë kallëzim një javë më parë, dhe mëngjesin e sotëm stacioni i policisë në Gangnam ka konfirmuar se ka ndaluar dy persona (njëri shumë i ri dhe tjetri rreth të dyzetave), të akuzuar për shantazh ndaj tij.

Përpjekja për të shantazhuar Son

Gjithçka ka filluar në qershorin e kaluar, kur futbollisti është kontaktuar nga një vajzë rreth të njëzetave: ajo në atë moment po shtirej si shtatzënë dhe e akuzoi Son se ishte babai i fëmijës që mbante në bark. Në atë pikë, për të shmangur shpërthimin e skandalit, ajo i kërkoi disa milionë euro për të blerë heshtjen e saj, duke qenë e shoqëruar nga një burrë që ishte bashkëpunëtor i saj në këtë tentativë mashtrimi. Megjithatë, sulmuesi jugkorean ruajti qetësinë dhe njoftoi menjëherë autoritetet, duke i denoncuar të dy, të cilët vazhduan t’i kërkonin para deri në muajin mars të këtij viti, kur ndodhi edhe kontakti i fundit me burrin.

Lexo më tej: Gafa e Mbretit Charles me Son për situatën e Tottenham: e vë në siklet me një pyetje

Javën e kaluar, Son bëri kallëzimin dhe mëngjesin e sotëm policia e Seulit ka konfirmuar ndalimin e një gruaje rreth të njëzetave me akuzën e zhvatjes ndaj yllit të Tottenham: ajo do të ishte përgjegjësja e këtij mashtrimi, me tentativën e shantazhit që dështoi, pavarësisht presioneve të mëdha nga ana e vajzës dhe burrit rreth të dyzetave, i cili është identifikuar si bashkëpunëtori i saj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI