Flash

"Je një frikacak", Messi arrogant me arbitrin, rivalët e shpëtojnë nga kartoni i kuq

Lapsi.al 15 May 2025
"Je një frikacak", Messi arrogant me arbitrin, rivalët e
Ndeshja e fundit e Lionel Messi rrezikonte të përfundonte shumë keq për yllin argjentinas, i cili ishte shumë pranë përjashtimit pas një përplasjeje të ashpër me arbitrin: pas vërshëllimës së trefishtë ai shkoi drejt arbitrit duke i drejtuar gishtin dhe duke përdorur edhe fjalë mjaft të rënda ndaj tij, për një parregullsi të ndodhur në minutat e fundit të takimit. Inter Miami barazoi 3-3 ndaj San Jose Earthquakes dhe “Pleshti” protestonte për golin e fundit të kundërshtarëve, i cili sipas tij nuk duhej të ishte dhënë për shkak të një faulli. Por mënyra e tij e protestës ishte mjaft arrogante dhe situata doli shpejt jashtë kontrollit, aq sa arbitri e ndëshkoi fillimisht me karton të verdhë për protesta, por më pas – pasi ndeshja kishte përfunduar – e kërcënoi edhe me karton të kuq për sjelljen e tij. Bashkëlojtarët e tij nuk u përfshinë në situatë, por për ta shmangur përjashtimin ndërhynë vetë kundërshtarët, me trajnerin Bruce Arena që e kapi për krahu për ta larguar.

Messi tërbohet me arbitrin

Nuk jemi mësuar me skena të tilla, por në ndeshjen e fundit në MLS u pa një Messi ndryshe nga zakonisht. Gjithçka nisi në minutat e fundit të takimit ndaj San Jose Earthquakes: skuadra kaliforniane kishte kryer një faull ndaj Messit në aksionin që çoi në golin e barazimit 3-3, një situatë që sipas lojtarëve të Inter Miami ishte e parregullt dhe kërkonin që goli të anulohej dhe të akordohej një goditje dënimi. Por nuk ndodhi kështu, pasi arbitri e konfirmoi golin dhe e mbylli takimin disa sekonda më vonë. Pikërisht aty Messi u zemërua dhe e ndoqi arbitrin, duke protestuar – çka i solli kartonin e verdhë.

E shpëtojnë kundërshtarët

“Ishte faull, je një frikacak” – i kishte bërtitur atij, duke hedhur benzinë në një zjarr tashmë të ndezur. Pasi mori të verdhën, u largua për pak çaste, por më pas u kthye për të vazhduar përplasjen: në atë moment arbitri e kërcënoi hapur me përjashtim, por atëherë ndërhynë lojtarët e San Jose Earthquakes për ta larguar. Edhe trajneri kundërshtar iu afrua për ta qetësuar dhe për ta shoqëruar drejt dhomave të zhveshjes, duke shmangur kështu kartonin e kuq.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI