Flash

Starmer pritet të shpallë masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve në Britani

Lapsi.al 15 May 2025
Starmer pritet të shpallë masa për ndalimin e kthimit të

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve, raporton Reuters.

Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme. Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në këtë grup aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh të migrantëve që hynin në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për dëbim të arritur nga qeveria e mëparshme konservatore.

Sa i përket migrimit të ligjshëm — që përbën shumicën dërrmuese të hyrjeve në Britani — Starmer premtoi të hënën se do të ulë ndjeshëm numrin neto të ardhjeve, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet “një ishull i të panjohurve” nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI