Flash

Strategjia e zgjuar e Sunderland për të thyer Coventry: bëri gjithçka për të fituar

Lapsi.al 15 May 2025
Strategjia e zgjuar e Sunderland për të thyer Coventry: bëri
Sunderland ka shpikur një stratagjemë të zgjuar për të neutralizuar një nga pikat e forta të Coventry City. E ka vënë në zbatim me rastin e ndeshjes së kthimit të playoff-it për ngjitjen nga Championship në Premier League. “Black Cats” kanë studiuar me kujdes disa nga situatat e lojës më të kërkuara nga kundërshtarët, në veçanti ato nga topat e ndalur dhe nga rivëniet anësore. Dhe kanë alarmuar personelin në shërbim në stadium që të ndërhynte për të modifikuar perimetrin e fushës së gjelbër. Asgjë e parregullt apo veçanërisht e pandershme, ishte fjala për mashtrimin më klasik që përdoret kur loja ka shumë rëndësi dhe duhet bërë gjithçka për ta fituar. Coventry, i drejtuar nga ish-lojtari i Chelsea, Frankie Lampard, është një nga skuadrat e kampionatit që është dalluar për faktin se ka shënuar numrin më të madh të golave nga krosimet direkte nga krahët: aksionet dhe rivëniet e bëra nga mbrojtësi Milan van Ewijk. Përveç aspekteve taktike, është përkujdesur edhe një detaj tjetër: është kërkuar nga steward-ët të zhvendosin pankartat reklamuese që ndodheshin në skaj të fushës, duke i sjellë dy metra më afër vijës. Cili ishte qëllimi i këtij mashtrimi? Të kufizohej hov i mbrojtësit të krahut kundërshtar.

A ishte vërtet efikas?

Nuk është e qartë deri në çfarë mase ka ndikuar realisht në rendimentin e kundërshtarit, por fakti është se Sunderland, ndonëse me disa vuajtje, arriti të marrë rezultatin që i nevojitej për t’u kualifikuar në finale. Madje, në një moment, dukej sikur fati vetë ishte argëtuar duke ua prishur planet “Black Cats”: ishte pikërisht Milan van Ewijk ai që dha asistin që çoi miqtë në avantazh dhe vuri sërish në dyshim kalimin e turit. Pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2-1, mjaftonte edhe një barazim për të qenë të sigurt për kalimin e turit. Dhe, në fakt, rezultati 1-1 i dërgoi ata drejt finales më 24 maj kundër Sheffield United, që do të luhet në stadiumin Wembley të Londrës. Por u desh të shkohej në kohë shtesë që rezultati të zhbllokohej në mënyrë përfundimisht të favorshme: në minutën e 122-të, ishte Daniel Ballard që e dërgoi topin në rrjetë për 1-1, një gol me kokë i shoqëruar nga shpërthimi i publikut vendas. Takimi është më 24 maj – përtej portave të Wembley-t është parajsa e Premier League.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI