Flash

Barcelona kampione me supergolin e Lamine Yamal: reagimi i 17 vjeçarit nuk do koment

Lapsi.al 16 May 2025
Barcelona kampione me supergolin e Lamine Yamal: reagimi i 17 vjeçarit
Barcelona ka fituar La Liga në fushën e rivalëve të qytetit, Espanyol, dhe tensioni nuk mungoi pas vërshëllimës së fundit. Skuadra e Hansi Flick fitoi 2-0 ndeshjen e tretë nga fundi e kampionatit dhe siguroi matematikisht titullin në stadiumin Cornellà-El Prat, pikërisht siç kishte ndodhur dy vite më parë. Por ajo që la të gjithë pa fjalë ishte reagimi i Lamine Yamal pas fitimit të titullit si protagonist absolut në moshën 17-vjeçare. Ylli i Barcelonës vulosi fitoren me një gol të jashtëzakonshëm dhe ishte i vetmi që respektoi urdhrin e trajnerit të tij, duke shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimës së fundit për të shmangur situata të pakëndshme me kundërshtarët në fushë. Duket si një veteran, por ka vetëm 17 vjeç.

Reagimi i Lamine Yamal pas fitores së La Liga i la të gjithë pa fjalë

Lamine Yamal ndriçoi fitoren e Barcelonës në La Ligë me lëvizje spektakolare dhe në derbin kundër Espanyolit la gjurmë me një gol të jashtëzakonshëm që hapi rrugën për triumfin e blaugrana-ve. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i ri i Flick u shkëput nga mbulimi dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Joan Garcia. Lexo më tej: “Më bëj një foto me shoqen”: vajzat nuk e njohin Yamal e ai gënjen për emrin e tij Barça e kishte ndeshjen nën kontroll pas atij momenti, dhe në fundin e takimit erdhi edhe goli i dytë nga Fermín López, sërish i nisur nga këmbët e Yamalit: një pasim në hapësirë nga 17-vjeçari dhe një diagonale që përfundoi në rrjetë. Pas vërshëllimës së fundit nisi festa për titullin, por ajo që ra në sy ishte pjekuria e djaloshit të lindur në vitin 2007, i cili u tërhoq në dhomat e zhveshjes si i vetmi që zbatoi urdhrin e Hansi Flick për të shmangur tensione me rivalët lokalë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI