Flash

Berisha flet nga Samiti i IDU: Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale

Lapsi.al 16 May 2025
Berisha flet nga Samiti i IDU: Ishin zgjedhjet më të dhunuara,

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat nga Samiti i IDU në Bruksel duke u shprehur se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin më të dhunuarat, sipas tij. PD humbi të dielën përballë PS-së në pushtet, duke marrë vetëm 33% të mbështetjes ose rreth 520 mijë vota, kundrejt 52% ose mbi 800 mijë votave të socialistëve. PD do të ketë në Parlamentin e ardhshëm 50 deputetë, kundrejt 83 të mazhorancës.

“Zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU, si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë. Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë”, tha Berisha.

Prononcimi

Sali Berisha: Qendrimi në byronë ekzekutive, domethënë në forumin në të cilin ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha aprtive anëtare të IDU-së, u prit me duartrokitje dhe me shumë përzemërsi reagimet ndaj fjalës që mbajta unë dhe që mbajti Fatmir Mediu. Realiteti shqiptar është i pakrahasueshëm. Është një nga realitet më të trishta, jo vetëm në Europë, por në Afrikë dhe në vende tjera, sepse ky është një forum ndërkombëtar.

Natyrisht, nuk ishim të vetmit ne që referonim të burgosurit politikë, proceset politike, grabitjen masive. Por, raste si Shqipëria nuk u paraqit ndonjë, kur ndodh një blerje e hapur masive e votës, ku ndodhi përdorim masiv i bandave, ku ndodhi shdnërrimi i të gjithë shtetit në një monstër elektorale dhe u bë gjithçka për të dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Pati mirëkuptim të plotë për fjalën tonë, bëmë dhe takime të veçanta me personalitete të shquara të kësaj organizate për veprime dhe mbështetje konkrete.

Mendoj se, këto hapa janë jashtëzakonisht pozitive dhe të dobishme, por janë vetëm hapat e parë të një beteje të cilën, Opozita shqiptare do ta fitojë, sepse nuk mundet kurrë që: dhuna, terrori, krimi, droga të mbizotërojnë, pavarësisht çfarëdo që duket sot Edi Rama, e garantoj që këtë mandat nuk do ta gëzojë.

Çfarë garancish morët ditën e djeshme, ditën e sotme në takimet informale, përveç fjalës suaj të hapur?

Berisha: Së pari, një paraqitje e situatës në të cilën, ne aleatin më kryesor kishim rezolutat e miratuara, 4 rezoluta, si për asnjë rast tjetër dhe në tërësi të kushtuara problemeve zgjedhore. Natyrisht, e vërteta është që në mbështetje të këtyre rezolutave dhe të qendrimeve tona ishte padiskutim edhe raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, i ODIHR-it, PE-së, KE-së.

Pra, në këtë rast, mendoj se, u dëgjua me shumë interes, por njohuritë nuk mungonin. Nga sa kuptova unë, zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq dhe si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI