Flash

"Giro d’Italia", zgjedhjet dhe samiti/ Lubonja: Rama, partia-shtet që na përfaqëson

Lapsi.al 16 May 2025
"Giro d’Italia", zgjedhjet dhe samiti/ Lubonja: Rama,

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News 24, ka komentuar ngjarjet e ngjeshura të javës në Shqipëri – përfshirë zhvillimin e etapës së Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samitin e liderëve të Bashkimit Europian – duke ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama përfaqëson vendin.

Sipas Lubonjës, vendi po drejtohet si “parti-shtet”, ku pushteti përfaqësohet nga një njeri i vetëm. “Këta liderët e BE vijnë këtu dhe ylli i Samitit është logoja e Ramës në fushatë. Sikur jemi partia-shtet, duket sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping-in,” – tha ai, duke e krahasuar qeverisjen me atë të një regjimi autoritar.

“Europa e përdor Shqipërinë për interesat e saj,” – u shpreh ai, duke shtuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i varësisë ndaj ndërkombëtarëve. Lubonja theksoi se, sipas tij, sa më shumë zullume që ndodhin, aq më shumë e thellon pushtetin Rama, duke krijuar një realitet ku kontrolli politik dhe propagandistik mbulon problematikat serioze të vendit.

"E shoh si skenar, që këtë javë ka qenë Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti. Këta liderët e BE vijnë këtu dhe se ylli i Samitit ishte ajo logo, që dilte Rama në fushatë elektorale. Sikur jemi partia-shtet, sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping. Rama, duket si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë. Sa më shumë zullume, aq më thellë fiton Rama. BE angazhohet për shtet të së drejtës, e këtu është narko-shtet, duke ngritur kulla e bëjnë sikur nuk i shikojnë. Europa e përdor Shqipërinë për interesa të saj. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve" - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

Albin Kurti pret ish-kryeministrin grek

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij ish-kryeministrin grek dhe deputetin aktual të PASOK-ut, George Papandreou...

16:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI