Flash

Lideri global: Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej paqja në Ukrainë?

Lapsi.al 16 May 2025
Lideri global: Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kryeministri i vendit Edi Rama komentoi mbi luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës në ndërtimin e paqes dhe forcimin e mbrojtjes së saj.

Rama theksoi se mbështet plotësisht idenë që Europa duhet të investojë më shumë në kapacitetet e veta të vetëmbrojtjes, por paralelisht i bëri thirrje BE-së që të mos harrojë misionin e saj për paqe të qëndrueshme. “Pse duhej pritur Donald Trump të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen?”, pyeti Rama, duke kritikuar mungesën e përpjekjeve të mjaftueshme diplomatike nga ana e Europës.

Ai nënvizoi se Bashkimi Europian lindi nga një ëndërr e përbashkët paqeje që bëri të mundur që armiqtë e dikurshëm të bëheshin aleatë, dhe ky shpirt nuk duhet humbur. “Nëse e humbasim atë, atëherë humbasim diçka që i bën territoret tona më pak me vlerë për t’u mbrojtur,” tha Rama.

"Mbështes plotësisht idenë që Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen e saj, kur vjen fjala për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes, kjo është afërmendsh. Por nga ana tjetër unë besoj se kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë patur zili dhe mes tyre është aftësia për të parashikuar paqe të përhershme, për ta projektuar atë dhe kapaciteti për të shtyrë në kërkim të paqes edhe të pamundur. Vetë BE është produkt praktikisht i një ëndrre fëmije të cilën ndoshta askush nuk do ta besonte por ja që ndodhi. Armiqtë për vdekje u bënë aleatë strategjikë. Ndaj besoj që po, na duhet t’i bëjmë të gjitha ato për të cilat ëështë folur për mbrojtjen por të mos harrojmë që na duhet edhe një shpirt që të mbrojmë jo vetëm territorin, por edhe një të ardhme që duhet ta ndërtojmë. Kjo nënkupton që duhet të punojmë në të dyja drejtimet. Natyrisht ka edhe një pikëpyetje, një pyetje që duhet ta bëjmë… Pse duhej pritur Donald Trump të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen? Sepse ne ishim shumë të përkushtuar dhe të apasionuar pas një kauze të drejtë e të duhur, por humbëm ca terren kur vjen fjala për diplomacinë. Për këtë ishte fjala ime, ishte për Europën ideale që nuk duhet ta humbasim nga sytë, se nëse e humbim nga sytë atëhere humbasim diçka që i bën territoret tona më pak me vlerë për t’u mbrojtur. Këtu është mendimi im, por nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Dhe siç e tha Mette, jemi shumë socialistë. Ndoshta nuk jemi socialistët më të mirë duke qenë se fitojmë zgjedhjet shumë, por ky është këndvështrimi im…", tha ai.

Mette Frederiksen : Unë nuk jam socialiste…

Edi Rama : Nuk jemi socialiste?

Mette Frederiksen: Jam socialdemokrate…

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI