Flash

Negociatat në Stamboll, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse

Lapsi.al 16 May 2025
Negociatat në Stamboll, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse

Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak se dy orë, pa asnjë shenjë të dukshme përparimi midis palëve.

Delegacionet nga palët ndërluftuese u takuan në një pallat në Turqi të premten, takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga marsi 2022, një muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Delegacioni rus doli i kënaqur nga takimi. Në një konferencë për shtyp, kreu i këtij delegacioni parashtroi edhe përfundimet e takimit mese palëve në Stamboll.

“Për çfarë ne ramë dakord? Si fillim në ditët në vijim, do të ketë një shkëmbim të madh të burgosurish, afro 1 mijë persona për secilin vend. Së dyti, pala ukrainase ka kërkuar bisedime direkte ndërmjet liderve të dy vendeve. Këtë kërkesë e morëm në konsideratë. Dhe së treti, në ramë dakord që secila palë do të paraqesë vizionin e saj për të ardhmen e mundshme të armëpushimit. Pasi këto projekte janë prezantuar ne e gjejmë të arsyeshme të vijojmë me bisedimet e cila është dakordësuar tashmë”, tha Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus.

Hendeku midis dy palëve u bë shpejt i dukshëm, sipas burimeve ukrainase e cili i tha Reuters se kërkesat e Rusisë ishin "të shkëputura nga realiteti dhe shkonin shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë". Ato përfshinin ultimatume për Ukrainën që të tërhiqej nga pjesë të territorit të saj në mënyrë që të arrinte një armëpushim "dhe kushte të tjera jo-fillestare dhe jo-konstruktive", tha burimi.

Për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një armëpushim pa kushte është, sipas fjalëve të tij, përparësia kryesore në bisedimet e vazhdueshme me Rusinë në Stamboll. Një armëpushim është baza për negociatat e ardhshme të paqes, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Trainë. “Edhe nëse përfaqësuesit rusë në Stamboll nuk mund të bien dakord as për një armëpushim sot, atëherë do të jetë 100 për qind e qartë se Putini vazhdon të minojë diplomacinë”, shtoi ai.

Nga ana e saj, Rusia thotë se dëshiron t’i japë fund luftës me mjete diplomatike dhe është gati të diskutojë një armëpushim. Por ajo ka ngritur një listë pyetjesh dhe shqetësimesh, duke thënë se Ukraina mund të përdorë një pauzë për të pushuar forcat e saj, për të mobilizuar trupa shtesë dhe për të blerë më shumë armë perëndimore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI