Flash

Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Lapsi.al 18 May 2025
Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më

Donald Trump e rindezi "përplasjen" me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën e tij Truth Social.

"A ka vënë re ndokush që, që kur thashë 'E URREJ TAYLOR SWIFT', ajo nuk është më 'tërheqëse'?" – shkroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, 78 vjeç, përpara gati 10 milionë ndjekësve të tij.

Shpërthimi fillestar i Trump ndaj Swift ndodhi në shtator 2024, pasi këngëtarja 35-vjeçare doli publikisht kundër përdorimit të imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale me fytyrën e saj në një fushatë pro-Trump — dhe shpalli mbështetjen e saj për demokraten Kamala Harris.

Të nesërmen, Trump iu përgjigj mbështetjes së Swift në një intervistë në “Fox & Friends”.

"Nuk kam qenë ndonjëherë fans i Taylor Swift,"tha ai. "Ishte çështje kohe… Por ajo është një person shumë liberal. Ajo duket se gjithmonë mbështet demokratët. Dhe ndoshta do ta paguajë këtë në treg."

Që atëherë, duket se Trump nuk e ka harruar këtë përplasje. Ai lëshoi një tjetër thumbim ndaj këngëtares gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë më 28 prill për të festuar fitoren e Philadelphia Eagles në Super Bowl.

Trump përmendi se ai dhe Swift ishin të pranishëm në ndeshje — këngëtarja si mbështetëse e të dashurit të saj, Travis Kelce, i cili luan për Kansas City Chiefs.

"Si përfundoi kjo punë?" pyeti Trump, mes të qeshurave nga turma, dhe më pas e përsëriti: "Si përfundoi ajo?"

Pavarësisht qëndrimit të tij publik, disa nga të afërmit e Trump janë adhurues të Taylor Swift. Në tetor 2024, vajza e tij e madhe, Ivanka Trump, e çoi vajzën e saj 13-vjeçare, Arabella, në koncertin “Eras Tour” në Hard Rock Stadium në Miami.

Arabella gjithashtu mori një tortë me temë Swift për ditëlindjen në korrik 2024.

"Torta më e mirë për Swiftie-n time të preferuar," shkroi Ivanka në Instagram, duke ndarë një foto të ëmbëlsirës në formë zemre, e frymëzuar nga klipi muzikor i këngës “Blank Space”.

Të këshilluara

50 Cent sulmon Jay Z për miqësinë me Diddy

50 Cent ka sulmuar ashpër Jay-Z në Instagram për miqësinë e tij me Sean "Diddy" Combs, i cili ndodhet në qendër të një skandali të madh për trafikim seksual dhe...

14:33

Scarlett Johansson shpërthen kundër Oscars

Scarlett Johansson ka shprehur zhgënjimin e saj për faktin që filmi “Avengers: Endgame” nuk u nominua kurrë për një çmim Oscar për Filmin më të Mirë, pavarësish...

21:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI