Flash

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

Lapsi.al 19 May 2025
250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni

Gjithçka filloi nga një njoftim i zakonshëm për punësim në internet, që premtonte 90 euro në ditë për punë nga shtëpia.

Aplikimi për punë çoi në zbulimin e një rrjeti prostitucioni online. Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare nisën investigimin pasi panë këtë njoftim, ku shkruhej se kërkoheshin punëtore për turnin e tretë, me pagesë të lartë dhe orare nate.

Bashkëpunëtorët e Fiks Fare kontaktuan në numrin e telefonit të lënë në njoftim dhe gjatë bisedës, doli qartë që nuk bëhej fjalë për një punë të zakonshme. Personi që kishte postuar njoftimin kërkonte një punonjëse seksi online që të fliste me klientë të huaj përmes mesazheve, si dhe t’u dërgonte foto e video intime. Ai sqaroi se puna kërkonte ekspozim në kamera dhe pagesa do të bëhej 250 euro nata.

Bashkëpunëtorët ndoqën hapat që iu dhanë, hapën një adresë në Snapchat dhe menjëherë pas kësaj, klientët nisën t’u kërkonin video dhe foto intime. Bashkëpunëtorja e Fiksit dërgoi vetëm foto nga interneti për provë, por në kushte normale puna kërkonte që ajo të shfaqej vetë nudo në kamera.

Orari ishte 23:00 deri në 03:00 të mëngjesit dhe pagesat bëheshin përmes llogarive bankare dhe agjencive të transferimit të parave.

Fiks Fare arriti të siguronte materiale ku faktonin që kjo ishte një formë prostitucioni online, e cila është e paligjshme dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes që të mos bien pre e tyre. Faqe te tilla të cilat mashtrojnë dhe shfrytëzojnë vajza të cilat kanë nevojë për një punë, janë të shumta. Ndërkohë për të ushtruar prostitucion sot mjafton një telefon dhe një llogari bankare./Top Channel

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI