Flash

Conte e Chivu shahen me ulërima, sherr masiv në fundin e Parma-Napoli: çfarë ndodhi

Lapsi.al 19 May 2025
Conte e Chivu shahen me ulërima, sherr masiv në fundin e Parma-Napoli:
Adrenalina e fundit të zjarrtë të ndeshjes Parma-Napoli u bë një kurth për dy teknikët Antonio Conte e Cristian Chivu, të dy të përjashtuar. Një karton i kuq i rëndë që do t’u ndalojë të dy trajnerëve të jenë në stol në minutat e fundit delikatë të sezonit në Serie A. Por çfarë ndodhi në pankina? Dhe pse Conte dhe Chivu u përplasën.

Çfarë ndodhi në Parma-Napoli, u përjashtuan Conte dhe Chivu

Gjithçka nisi nga ajo që ndodhi në Milano, me barazimin e Inter kundër Napolit. Në zonën e pankinave shpërtheu kaosi: Lukaku u përpoq të informonte të gjithë skuadrën për rezultatin që vinte nga Meazza, ndërsa Conte nga ana e tij u përpoq të frenonte entuziazmin, duke mbajtur lart përqendrimin. Pra, një konfuzion i madh, që u përhap edhe te pankina e Parmës.

Nervozizëm i madh për Conte, për çfarë u ankua

Conte pati një përplasje shumë të fortë me një bashkëpunëtor të Chivu-t, pra Gagliardi, që u shtri më pas edhe te trajneri verdheblu Chivu. U shkëmbyen fjalë të rënda, me trajnerin e Napolit të tërbuar edhe për vonesat e supozuara të kundërshtarëve. Bashkëpunëtorët e tij, dhe vetë lojtarët, në krye Lukaku, u përpoqën ta qetësonin dhe ta largonin. E gjitha për të shmangur masa më të rënda. Por kjo nuk mjaftoi për të shmangur kartonin e kuq, i ndarë me trajnerin e Parmës. Para se të largohej nga fusha, i “shoqëruar” në brendësi të stadiumit, Conte bërtiti fjalë aspak të lehta ndaj dikujt nga pankina e Parmës, ende dukshëm i tërbuar. Menjëherë vrapoi në tribunë për t’i dhënë udhëzimet e fundit skuadrës. I rraskapitur në intervistën pas ndeshjes, me hidhërimin për mungesën në atë që mund të jetë ndeshja e fundit, ajo e titullit kampion ndaj Cagliarit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI