Flash

Polemika pafund për Inter e Napoli: nga dora e Bisseck te penalltia e hequr në Parma

Lapsi.al 19 May 2025
Polemika pafund për Inter e Napoli: nga dora e Bisseck te penalltia e hequr

Inter dështoi të parakalonte Napolin, i bllokuar nga Parma, pasi nuk mundi të thyente në San Siro Lazion, në një ndeshje të tensionuar. Zikaltërve i kthehen kështu në memorje fantazmat e 5 majit 2002 kur pikërisht bardhekaltrit i mposhtën 4-2 e i hoqën titullin kampion fituar atë vit nga Juventus. Episodet e diskutueshme nuk munguan, kulmuar me një gol të anulluar për Inter në minutën e 97’.

Në minutën e 23’ të pjesës së parë, Rovella përplaset me Bisseck në zonën e Lazios me të dyja duart. Kontakt i lehtë, Chiffi e lejon lojën të vazhdojë, por mbeten shumë dyshime. Në minutën e 39’ të pjesës së parë, në zonën e Inter, Bisseck i dha një shuplakë mbrojtësit kundërshtar Gila, zikaltri është i kthyer me shpinë, goditja është e pavullnetshme, me të drejtë nuk ndërhyhet. Në minutën e 27’ të pjesës së dytë, barazimi 1-1 i Lazios: gol i rregullt sepse, në goditjen e Marusic, Vecino (që pastaj jep asistin për Pedron) mbahet në lojë nga Bastoni.

Lexo më tej: Napoli e Inter sherr për datat e javës së fundit dhe ndeshjen shtesë për titull

Në minutën e 34’ të pjesës së dytë, në golin 2-1 të Inter, protestojnë lojtarët e Lazios për një faull të supozuar të Thuram ndaj Marusic: të dy e mbajnë njëri-tjetrin. Në minutën e 41’ të pjesës së dytë, Castellanos përpiqet të kalojë Bisseck në zonë, interisti hap krahun: VAR e thërret arbitrin Chiffi, por mbeten dyshime. Në minutën e 51’ të pjesës së dytë, anulohet një gol i Arnautovic për pozicion jashtë loje, i dukshëm edhe pa ndihmën e VAR.

Parma-Napoli

Në pjesën e parë Napoli proteston për një ndërhyrje nga Valeri pas një krosimi nga e djathta i Politano. Arbitri Doveri, i vendosur mirë, nuk ndërhyn dhe as VAR. Anguissa rrezikoi kartonin e verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Sohm. Në fund ndodh episodi kyç: Doveri akordoi penallti për një faull të Lovik ndaj Neres, por VAR-i e thërriti në monitor për një faull të mëparshëm në fillim të aksionit të Simeone ndaj Circati. Penalltia u anulua e vendimi përfundimtar ishte i saktë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI