Flash

Reagon Donald Trump: Çfarë ndodhi në telefonatën 2-orëshe me Vladimir Putin

Lapsi.al 19 May 2025
Reagon Donald Trump: Çfarë ndodhi në telefonatën

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pas telefonatës me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti amerikan Donald Trump shprehet se rezultati ishte pozitiv. Këtë ai ia ka komunikuar Presidentit të Urkrainës Volodimir Zelenski dhe disa krerëve të vendeve të NATO-s.

"Sapo përfundova telefonatën time 2-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin. Mendoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për të arritur një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, për t'i dhënë fund luftës. Kushtet do të negociohen midis dy palëve, siç duhet të bëhet, sepse ato i dinë detajet e një negociate që askush tjetër nuk do t'i dinte", - është shprehur Trump, sipas Leavitt.

"Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të kishin qenë, do ta kisha thënë tani, në vend që ta bëja më vonë. Rusia dëshiron të fillojë tregtinë në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të mbarojë kjo “gjakderdhje” katastrofike, dhe unë pajtohem. Ekziston një mundësi e madhe për Rusinë që të krijojë miliona vende pune dhe të ardhura. Potenciali i saj është i pakufizuar. Po kështu, Ukraina mund të përfitojë shumë nga tregtia, në procesin e rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë", - deklaron udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë informova Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb në një telefonatë menjëherë pas bisedës me Presidentin Putin”, - deklaron Trump.

"Vatikani, nën angazhimin e Papës, ka deklaruar se është shumë i interesuar të organizojë negociatat. Le të fillojë procesi!" – e mbyll Trump.

Në bisedën e tyre telefonike, Vladimir Putin dhe Donald Trump diskutuan një shkëmbim të mundshëm të ri të të burgosurve me lirimin e 9 personave nga secila palë. Këtë e konfirmoi këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, i cituar nga Interfax. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI