Flash

14 mijë fëmijë palestinezë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve

Lapsi.al 20 May 2025
14 mijë fëmijë palestinezë rrezikojnë jetën brenda

14 mijë fëmijë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve nga uria në Rripin e Gazës, siç paralajmëroi zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher, në median britanike BBC.

“Janë 14 mijë bebe që do të vdesin në 48 orët e ardhshme, nëse nuk u dërgojmë atyre ushqim. Është drithëruese, por nuk kemi ç’bëjmë. Do të bëjmë çmos t’u dërgojmë atyre ngarkesat me ushqim sot. Nuk kemi tjetër zgjidhje” - u shpreh Fletcher.

Fletcher tha se OKB ka gati 100 kamionë me ushqim kryesisht për të miturit, që synon t’i dërgojë sot brenda territorit të Rripit të Gazës, ndonëse situata në terren është e rrezikshme dhe për shkak të bombardimeve të ashpra të Izraelit që kanë rinisur prej të premtes, pas shuarjes së të gjitha shpresave për vazhdimin e armëpushimit.

Vetëm natën e kaluar, në gjithë territorin janë vrarë të paktën 60 persona nga këto bombardime. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se do të lejojë hyrje minimale të ndihmave, pasi sipas tij ato mund të bien në duart e Hamasit.

Të hënën, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca kërcënuan se do të ndërmarrin veprime të paprecedenta ndaj Izraelit, nëse nuk ndalet sulmi i ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk hiqet bllokada ushqimore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI