Flash

Audio e tensionuar e VAR për penalltinë e Bisseck e roli i Guida: “Dërgoja këtë”

Lapsi.al 20 May 2025
Audio e tensionuar e VAR për penalltinë e Bisseck e roli i Guida:

Në garën kokë më kokë për titullin mes Interit dhe Napolit nuk mund të mungonin polemikat. Qëndrim i fortë nga zikaltrit, të cilët nuk e kanë përtypur arbitrazhin në sfidën kundër Lazios, duke u ankuar veçanërisht për episodin e penalltisë së dhënë për prekje me dorë nga Bisseck. Vaj mbi zjarrin e polemikave, që kishin nisur që në prag të ndeshjes, pasi ishte përzgjedhur si AVAR arbitri Guida, nga seksioni i Torre Annunziata. Open VAR na tregoi çfarë ndodhi konkretisht në atë situatë, me audion e dialogut mes arbitrit Chiffi dhe bashkëpunëtorëve të tij në dhomën e rishikimit. Mund të vërehet se ishte gjyqtari i caktuar për VAR, pra Di Paolo, ai që drejtoi rishikimin, ndërsa Guida mbeti në prapavijë me një rol dytësor.

Polemikat e Inter-Lazio për përzgjedhjen e Guida

Por le të shkojmë me radhë. Nuk munguan polemikat në prag të Inter-Lazio për përzgjedhjen e Guidës si AVAR. Asnjë pengesë territoriale për arbitrin nga Pompeji, i cili rreth një muaj më parë kishte deklaruar se nuk dëshironte të gjykonte ndeshjet e Napolit për sigurinë e tij. Ja pra dyshimet e Interit, për zgjedhjen për ta bashkuar me skuadrën arbitrare të sfidës delikate ndaj Lazios. Një situatë që më pas u ndez pas episodit të prekjes me dorë nga Bisseck, që i kushtoi penalltinë për barazimin e shënuar nga Pedro, me klubin milanez të tërbuar dhe në heshtje.

Open VAR, çfarë ndodhi mes dhomës së VAR dhe arbitrit Chiffi

Në situatën e penalltisë që vendosi rezultatin përfundimtar 2-2, Open VAR, pra emisioni special i DAZN që tregon çfarë ndodhi mes fushës dhe dhomës së VAR-it, na tregon se Guida ishte absolutisht dytësor në vendimmarrje. Në fakt, rishikimi u drejtua, në përputhje me direktivat dhe rolet, nga kolegu Di Paolo sipas përzgjedhjes. Është ai që drejton gjithçka, me ndihmën edhe të teknikëve që punojnë me pamjet, duke e ftuar më pas Chiffin për rishikimin në monitorin në anë të fushës.

Pasi pa me imtësi pamjet, arbitri në VAR nuk shfaqi dyshime të veçanta: “Le të shohim një herë dhe pastaj vendosim kamerën. Kjo këtu. Pastaj ajo nga pas, nga mbrapa. Edhe kjo, por është pak larg. Një tjetër më e afërt, ja edhe kjo këtu. Sepse bën një lëvizje për ta hapur. E para është kjo. Të këshilloj një OFR të re (i thotë Chiffit – shënim i redaksisë), për të vlerësuar një mundësi për penallti.”

Vendimi për penalltinë dhe fraza e Barella ndaj arbitrit

Dhe kur gjyqtari i ndeshjes, pasi kishte përjashtuar me sugjerimin e arbitrit të katërt Inzaghin dhe Baronin, mbërrin te monitori, kontrolli zgjat shumë pak, pasi bëhet e qartë ajo që konsiderohet si “lëvizja” me dorë e Bisseck drejt topit. Pra, asnjë dyshim nga ana e Chiffit, i cili më pas përpiqet t’ia shpjegojë gjithçka një Barelle shumë nervoz. Përballë ftesës për të ruajtur qetësinë, mesfushori i Interit nënvizon rëndësinë e asaj që ishte në lojë: "Jam i qetë, por po luaj jetën time.”

Lexo më tej: Polemika pafund për Inter e Napoli: nga dora e Bisseck te penalltia e hequr në Parma

Tashmë gjithçka ishte vendosur dhe pak më pas, nga pika e bardhë, vjen goli i Pedro-s, që mund të jetë vendimtar për fatet e kampionatit.

Penallti e drejtë sipas dizenjatorit Rocchi

Përzgjedhësi i arbitrave Rocchi aprovon vendimin për penalltinë: “Konceptualisht niset nga mosndëshkueshmëria sepse i mban krahët pas shpine. Problemi është se më pas bëhet hapje me bërrylin, ndoshta në mënyrë instinktive – nuk dua të mendoj për qëllim, sepse nuk besoj se ndonjë mbrojtës do të donte të bënte një prekje me dorë me vetëdije. Instinkti e çon krahun drejt topit, prandaj është një penallti që duhet dhënë patjetër. E kuptoj vështirësinë për ta pranuar. Pozicioni i Chiffit nuk ishte ndër më të mirët dhe nuk e kuptoi fare se çfarë ndodhi. Bëri një ndeshje të mirë në një kontekst kompleks, gjithmonë bëri zgjedhjen e duhur për ndeshjen.”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI