Flash

Dawn Richard dëshmon në gjyq për dhumën e Diddy ndaj Cassie

Lapsi.al 20 May 2025
Dawn Richard dëshmon në gjyq për dhumën e Diddy ndaj Cassie

Këngëtarja Dawn Richard — e cila ka paditur Sean “Diddy” Combs për abuzim seksual — dëshmoi në gjyqin federal për trafikim seksual për abuzimin e supozuar që  “Cassie”  ka përjetuar nga reperi.

“Z. Combs nuk donte që ne të flisnim me Cassie dhe shpeshherë ne e paguanim çmimin për këtë,” dëshmoi të hënën Richard, ish-anëtare e grupit Danity Kane dhe ish-artiste e firmës së Combs, Bad Boy Records (2004–2012), në gjykatën federale në Manhattan.

Kur u pyet se çfarë i thoshte Combs Venturës për avancimin e karrierës së saj, Richard tha përpara jurisë: “Ishte kur ai donte. Ai e zotëronte atë. Ishte shumë si: ‘Kur të jem gati për ty, atëherë do ta bësh.’ Ajo duhej të priste rradhën e saj.”

Richard gjithashtu përshkroi episode të shumta kur ajo pretendohet se ka parë Combs të bëhet i dhunshëm ndaj Cassie: “Ai e tërhiqte zvarrë, e godiste me shkelma dhe e grushtonte,” tha ajo, duke shtuar se Cassie goditej kur “i dilte kundër.”

Në një rast tjetër, Richard tha se Combs “e kishte grushtuar Cassie” dhe ajo kishte hyrë në banjë duke qarë: “E shihje që ishte e tronditur. Ishte e lënduar.”

Edhe pse të tjerë të lidhur me Bad Boy Records, përfshirë Harve Pierre, pretendohet se kanë qenë dëshmitarë të abuzimit, askush nuk ndërhyri.

“Në kthim për në LA, ai e qëlloi Cassie dhe i tha ‘Mbylle gojën’,“ dëshmoi Richard. “Të gjithë heshtëm pjesën tjetër të udhëtimit.”

Ish-mikja më e ngushtë e Cassie-t, Kerry Morgan, gjithashtu dëshmoi të hënën, duke thënë se pa Combs ta sulmonte dy herë këngëtaren. Ajo tha se reperi e telefononte atë “50 herë radhazi” kur kërkonte Cassie-n.

Pas një sulmi, Morgan dhe Cassie u larguan nga shtëpia dhe u fshehën në shkallët e dikujt për rreth 30 minuta. “Po flisnim me pëshpëritje. Dëgjonim Sean dhe rojen e tij duke na kërkuar.”

Cassie, e cila është tetë muajsh shtatzënë, dëshmoi javën e kaluar për marrëdhënien abuzive me Combs, përfshirë "Freak-Offs" seksuale dhe problemet shëndetësore që pasuan.

Dawn Richard e paditi Diddy në shtator 2024, duke pretenduar se ai e kishte abuzuar seksualisht nga viti 2009 deri në 2011, përfshirë një rast kur i kishte prekur trupin pa pëlqimin e saj në një dhomë zhveshjeje.

Ajo gjithashtu deklaroi se kishte parë Combs dhe burra të tjerë duke përdhunuar një asistente të tij në një pishinë hoteli në Skoci.

Avokatja e Combs, Erica Wolff, e quajti padinë si “trillim” i motivuar nga promovimi i albumit të Dawn Richard.

Kalenna Harper, një tjetër anëtare e grupit Diddy-Dirty Money, mohoi pretendimet e Richard.

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI