Flash

Justin Bieber i kërkon ndjesë publike Hailey

Lapsi.al 20 May 2025
Justin Bieber i kërkon ndjesë publike Hailey

Justin Bieber ka kërkuar falje pasi bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, u shfaq në kopertinën më të fundit të revistës Vogue, e publikuar të martën, më 20 maj.

Në një postim të çuditshëm në Instagram, këngëtari i hitit “Sorry” ndau disa nga fotot e Hailey-t nga sesioni fotografik shumë i kërkuar, duke zbuluar edhe një nga zënkat e tyre të mëdha martesore.

Duke i treguar ndjekësve se dikur i kishte thënë Hailey-t: "Nuk do jesh kurrë në kopertinën e Vogue", Bieber vendosi t’i tërheqë ato fjalë fyese.

"Kjo më kujton atëherë kur Hailey dhe unë patëm një sherr të madh," shkroi ai në përshkrimin e postimit të tij ndjesë. "I thashë Hailey-t se ajo nuk do ishte kurrë në kopertinën e Vogue," pranoi Bieber. "Ups... e di, shumë keq nga ana ime."

Ai pranoi se e kishte thënë nga inati. "Sepse u ndjeva shumë i fyer, mendova se duhej të hakmerresha."

Bieber nuk sqaroi se çfarë e bëri të ndihej i fyer, por shtoi se është rritur që nga ajo kohë:

"Sa më shumë rritemi, kuptojmë që duke kërkuar hakmarrje nuk ndihmojmë asgjë," tha ai. "Në fakt, vetëm po vonojmë atë që vërtetë duam – afërsinë dhe lidhjen."

Në fund të postimit, ai i kërkoi falje drejtpërdrejt Hailey-t:

"Zemër, ti e di tashmë, por më fal që të thashë se nuk do ishe kurrë në kopertinën e Vogue, sepse, siç duket, isha keqësisht i gabuar."

Ndërsa martesa e çiftit e përballoi këtë koment të ashpër, fansat në komente nuk ishin aq të mëshirshëm:

“Të duam, por ky përshkrim është shumë i dhimbshëm. Hailey meriton një milion kopertina të Vogue,” shkroi një ndjekës. “Do të isha shumë e zemëruar po të isha në vendin e saj, por sepse tani e gjithë bota e di që ai e tha këtë dhe ajo prapë qëndroi. Asnjë grua nuk e meriton këtë,” shtoi dikush tjetër.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën Bieber: “Sikur ju nuk thoni gjëra të këqija kur jeni të mërzitur. Çfarë kaq serioze? Lëreni rehat,” komentoi një tjetër fans.

“Të paktën është i sinqertë dhe nuk paraqet marrëdhënien si perfekte siç e bëjnë të tjerët në rrjetet sociale… përderisa i pranon gabimet dhe përpiqet të përmirësohet – është njeri,” shkroi një tjetër.

Në intervistën për Vogue, Justin vlerësoi Hailey-n:

"Kam bërë shumë gjëra të gabuara në jetë, por gjëja më e zgjuar që kam bërë ndonjëherë ishte të martohesha me Hailey."

Ai shtoi: “Ajo është në qendër të vëmendjes, ka një ndjesi natyrale për stilin, modën, artin dhe biznesin. Dhe mënyra si e bën të duket e lehtë të jesh grua dhe nënë – është e pabesueshme.”

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI