Flash

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, reagon Serbia

Lapsi.al 20 May 2025
Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, reagon

Autoritetet kosovare e kanë marrë nën kontroll të martën një ndërtesë buzë liqenit të Ujmanit në veri të vendit, duke nxitur reagime nga Serbia, e cila tha se ndërtesa përdorej nga Kryqi i Kuq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se policia ka asistuar në aksionin për marrjen nën kontroll të këtij objekti.

Vendimi i së martës është më i fundit në një sërë veprimesh të autoriteteve të Kosovës për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në territorin kosovar.

Ditë më parë, ato morën nën kontroll objektin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut, si dhe mbyllën edhe hapësirat e palestrës sportive, muzeut të qytetit, Institutit për Kulturë, Rini, Sport dhe Shërbime të Specializuara, si dhe të Shoqatës Kulturore-Artistike Kosovski Bozhur.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e dënuan vendimin e autoriteteve kosovare, duke thënë se kanë ndërprerë punën e “njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”.

Petkoviç tha se ky është një objekt që është përdorur “ekskluzivisht për trajnimin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve në kurset e Kryqit të Kuq, trajnime në fushën e ndihmës së parë dhe shpëtimit, gara të ndryshme sportive, trajnime dhe ligjërata, akomodimin e turistëve dhe sportistëve që qëndronin në këtë pjesë të Kosovës”.

“Ndërhyrja brutale e njësive të policisë së Kosovës në objektin në liqenin e Gazivodës, i cili i përket Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Metohisë, me urdhër të Albin Kurtit… përbën një shkelje të rëndë të të gjitha konventave ndërkombëtare përkatëse”, tha Lista Serbe në një reagim.

Ajo tha se në këtë objekt, “Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Metohisë… gjatë viteve të veprimtarisë së tij ka bashkuar të gjitha komunitetet dhe ka ofruar ndihmë pa përjashtim anëtarëve të të gjitha komuniteteve – serb, shqiptar, rom, boshnjak dhe të tjerëve”.

Ditë më parë, Bashkimi Evropian reagoi duke vlerësuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë ngritjen e tensioneve në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI