Flash

Pedri godet penalltinë me babain e tij në portë: rituali pas çdo triumfi ka një arsye

Lapsi.al 20 May 2025
Pedri godet penalltinë me babain e tij në portë: rituali pas
Mesfushori i Barcelonës Pedri e ka konfirmuar atë që tashmë është bërë një traditë e vërtetë. Pas përfundimit të kampionatit spanjoll dhe festimeve për fitoren e titullit, lojtari i kombëtares mori topin për të goditur një penallti. Kush ishte përballë tij, mes shtyllave? Jo një shok skuadre, por babai i tij, që kishte marrë rolin e portierit. Pas kësaj skene, që nuk është diçka e re, fshihet një histori shumë e bukur.

Pedri, pas triumfit me Barcelonën, godet një penallti me babanë në portë

Nën sytë e familjarëve dhe disa miqve, Pedri goditi nga njëmbëdhjetë metra. Një goditje qëllimisht jo e pakapshme, që u ndal nga babai i futbollistit, Fernando. Me një hedhje në të djathtën e tij, zoti González López arriti ta ndalte gjuajtjen dhe menjëherë pas saj u festua sikur të kishte bërë një heroizëm të vërtetë, mes përqafimesh dhe festimesh. Kjo e titullit të fundit të Barçës nuk ishte episodi i vetëm i këtij lloji. Më parë, baba e bir ishin përballur nga pika e bardhë edhe pas triumfit në Kupën e Mbretit dhe, përpara kësaj, me rastin e fitoreve që Pedri kishte arritur me kombëtaren spanjolle. Një ritual që përsëritet, pra, sa herë që mesfushori bën një arritje të rëndësishme.

Pse Pedri i gjuan një penallti babait: historia

Është një mënyrë për të nderuar Fernandon, babanë, dhe historinë e tij aspak të lehtë. Si i ri, ai ëndërronte një të ardhme në botën e futbollit. Premisat ishin të gjitha: luante për ekipin lokal të Tejinës dhe dukej se kishte talentin e nevojshëm për ta bërë topin jetën e tij. Por jeta, shpesh, rezervon surpriza të hidhura: vdekja e papritur e babait e detyroi ta linte futbollin për t’u kujdesur për të afërmit dhe për të menaxhuar biznesin familjar, duke ndihmuar nënën dhe vëllezërit. Lamtumirë ëndrrave të lavdisë për Fernandon, i cili sot mund të gëzojë për sukseset e të birit. Një bir që, pas çdo triumfi, dëshiron t’i dhurojë atij një emocion dhe një ndjesi, për të mos harruar kurrë se nga ka nisur gjithçka.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI