Flash

Rubio: Siria, në prag të një lufte epike civile që mund ta shpërbëjë vendin

Lapsi.al 20 May 2025
Rubio: Siria, në prag të një lufte epike civile që mund ta

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha këtë të martë se heqja e sanksioneve ndaj Sirisë është një hap kritik drejt shpëtimit të qeverisë kalimtare, duke paralajmëruar se një luftë civile mund të jetë vetëm disa javë larg. Duke folur para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Rubio deklaroi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori një "vendim të guximshëm, duke urdhëruar heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Sirisë dhe qeverisë së saj".

Rubio dhe Trump u takuan javën e kaluar në Riad me udhëheqësit e tranzicionit sirianë, përfshirë edhe Ahmed Hussein al-Sharaa, i cili është shpallur terrorist nga SHBA-të. Al-Sharaa dhe udhëheqja siriane kanë një "histori të vështirë", tha Rubio, duke shtuar: "Ana tjetër e çështjes është se nëse i përfshijmë, mund të jemi në gjendje t'ia dalim”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëroi se Siria përballet me rrezikun e një lufte civile në shkallë të plotë nëse qeveria kalimtare nuk mbështetet. "Vlerësimi ynë është se duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet, është ndoshta javë, jo shumë muaj, larg një kolapsi të mundshëm dhe një lufte civile në shkallë të plotë me përmasa epike, në thelb shpërbërjes së vendit."

Rubio foli për sfidat e sigurisë që paraqet rihapja e Ambasadës Amerikane në Damask pasi aktualisht, funksionet e Ambasadës Amerikane për Sirinë kryhen nga Turqia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI