Flash

Tom Cruise flet për largimin e tij nga Hollywood

Lapsi.al 20 May 2025
Tom Cruise flet për largimin e tij nga Hollywood

Tom Cruise nuk është gati të mbyllë karrierën e tij të gjatë në Hollywood.

Kur u pyet të dielën në premierën në Nju Jork të filmit të tij të ri "Mission: Impossible — The Final Reckoning" për një koment që kishte bërë dy vite më parë – se shpreson të vazhdojë karrierën deri në moshën e Harrison Ford (82 vjeç) – aktori shkoi edhe më tej.

"Në fakt, unë thashë që do të bëj filma deri në të 80-at," i tha Cruise Hollywood Reporter-it. "Por tani them që do t’i bëj deri në të 100-at."

Cruise, i njohur për faktin se i realizon vetë shumicën e skenave të rrezikshme në filmat e tij, shtoi: "Nuk do të ndalem kurrë. As me filma aksion, as me dramë, as me komedi. Jam i entuziazmuar!"

Në premierë, Cruise u shpreh gjithashtu  se nuk do të ketë më filma të tjerë në serinë “Mission: Impossible”: "Është fundi! Nuk quhet kot 'Final'."

Por në një intervistë të fundit për “Today Show Australia”, ai zbuloi se është duke menduar për vazhdime të filmave të tij të suksesshëm:

“Po, jemi duke menduar e diskutuar për shumë histori – çfarë mund të bëjmë dhe çfarë është e mundur,” tha ai. “M’u deshën 35 vjet për të sjellë ‘Top Gun: Maverick’ – kështu që po diskutojmë për ‘Days of Thunder’, ‘Top Gun: Maverick’ dhe të tjera.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI