Flash

U ekzekutua në Durrës, Ermir Dedja pjesë e grupit Avdylaj të Shijakut

Lapsi.al 20 May 2025
U ekzekutua në Durrës, Ermir Dedja pjesë e grupit Avdylaj të

Ermir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, rezulton me precedentë penalë.

Ai është arrestuar në vitin 2015 për çështje droge, në kuadër të një grupi kriminal.

Ndërsa një vit më parë, u arrestua nga policia gjatë një aksioni ku u ndoq në mes të qytetit për minuta të tëra.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka si motiv përplasjen mes grupeve kriminale.

Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak.

Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe plane për të kryer vrasje.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI