Flash

Akuza për korrupsion, Apeli i Posaçëm lë në burg shefin e Rrugores në Tiranë

Lapsi.al 21 May 2025
Akuza për korrupsion, Apeli i Posaçëm lë në burg

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.

Ndryshon masa nga arrest në burg, në arrest shtëpie vetëm për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku për shkak të rrethanave familjare.

Dyshohet se Roven Zeka dhe Sokol Novaku janë të përfshirë në një rast korrupsioni. Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident. Ndërkohë asnjë institucion nuk bëri me dije se çfarë ndodhi me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh më datë 16 prill.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI