Flash

Dëshmia: Për çfarë ankohet Ilir Beqaj në gjyq

Lapsi.al 21 May 2025
Dëshmia: Për çfarë ankohet Ilir Beqaj në gjyq

Është zbardhur dëshmia në gjyq e ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e Sterilizimit, ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai ka shprehur pakënaqësitë se përse i referohen kësaj çështje “Ilir Beqaj dhe të tjerët” ndërsa shton se ai është i fundit në kërkesën e gjykatës. Ish-ministri i Drejtësisë, i cili ndodhet në burg për abuzimet me fondet e BE në kohën kur drejtonte “SASPAC” thotë se është i pafajshëm.

Ndër të tjera Beqajt thotë se nuk është informuar në mënyrë të duhur për avokatin e caktuar kryesisht, pasi ky i fundit nuk e ka takuar ndonjëherë.

“Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale.

E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale.

Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të Dhomës së Avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë.

Unë i kam parë edhe komentet e Maks Haxhiajt për SPAK-un.

Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?

Vendimi i datës 23.1.25 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen.

Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i kodit penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di”- është shprehur në gjyq ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI