Flash

Detaje nga operacioni/ Grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime për çdo anëtarë

Lapsi.al 21 May 2025
Detaje nga operacioni/ Grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet ndërsa janë zbuluae detaje se si anëtarë e këtij grupi kriminal i drejtoheshin njëri-tjetrit.

Në bisedat e përgjuara zbulohet se anëtarët e grupeve kishin etiketime të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të bandës ndërsa disa prej tyre kishin më shumë se një pseudonim. Adi Coba, person që u bë shkak për nisjen e hetimeve etiketohej me emrat, detto “Bazholi”, “bisha”, “i shëndoshi”, “cigani”.

Francesca Caputtim shtetase italine pjesë e këtij grupi njihej me pseudonimin “Gjyshja”, ndërsa ‘halla’ ishte Serafina Palazzo. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimet “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “Blaki” ose “Dino” . Rigels Presi, njihej ndryshe me pseudonimet "Gelsi", “Seriali” ose "Miki". ‘Ati i asaj’ është një tjetër pseudonim i vendosur ndaj një shtetasi italian, pjesë e grupit kriminal, Giovanni Signorile.

Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI