Flash

Flasin ekspertët/ E vërteta e videos së Anakondës gjigande në Amazonë

Lapsi.al 21 May 2025
Flasin ekspertët/ E vërteta e videos së Anakondës gjigande

Çdo herë, është e njëjta skenë: një helikopter fluturon mbi një lumë në zemër të Amazonës. Dhe pastaj, papritmas, një hije e gjatë dhe e hollë shfaqet në ujë, një anakondë gjigante me gjatësi disa dhjetëra metra.

"Pamjet e gjarprit u shfaqën në Amazon gjatë xhirimeve të një dokumentari", - shkruan videoja e cila është parë më shumë se 1.5 milionë herë. Një video tjetër e parë 14 milionë herë në “X” tregon një tjetër gjarpër me gjatësi deri në 30 metra.

Këto imazhe, megjithëse absurde, kanë bërë që shumë përdorues të dyshojnë në vërtetësinë e tyre. Disa video shkojnë edhe më tej sa japin detaje se ajo është filmuar në Peru.

Megjithatë, dy videot më virale janë krijime grafike të krijuara nga inteligjenca artificiale. Ato mund të identifikohet nga disa detaje. Në të parën, shkrimi në helmetën e pilotit të helikopterit është i çrregullt dhe nuk korrespondon me asnjë markë të njohur të helmetave ushtarake. Gjarpri i supozuar duket gjithashtu i prerë në dysh.

Në videon e dytë, që është edhe më e qartë, në mes të videos shfaqen dy koka gjarpri përpara se të zhduken. Gjithashtu vërejmë se ajo që është e dukshme në ekranin e kamerës nuk korrespondon në asnjë mënyrë me atë që është filmuar.

Ekipi i Verifikuesve të mediave franceze ka gjurmuar origjinën e këtyre dy videove. E para është bërë nga Salvador Servin, një artist meksikan, videoja e të cilit është parë më shumë se 72 milionë herë.

E dyta u zhvillua nga një krijues indian i videove me inteligjencë artificiale, Subarna Mahanti, dhe është parë 392 milionë herë. I kontaktuar nga TF1, ai shpjegoi se i janë dashur "vetëm 30 minuta për të krijuar këtë video" duke përdorur një mjet online. "Ideja për të bërë këtë video nuk ishte e planifikuar. Thjesht kjo më erdhi në mendje", - thotë ai.

Duhet thënë se gjatë javës së kaluar, kjo lloj videoje është shumëfishuar. Kemi parë që disa dhjetëra të tilla janë krijuar në TikTok në veçanti vetëm në ditët e fundit. Disa janë të papërpunuara, të tjerat janë shumë më realiste dhe mund të hedhin dyshime mbi vërtetësinë e tyre, kur nuk specifikohet se janë video të gjeneruara nga IA.

Videot e dyshuara të anakondave gjigante janë shumëfishuar ditët e fundit, veçanërisht në TikTok. - TikTok

Këto video e bënë të hidhej përpjetë Anthony Herrel, herpetolog, drejtor kërkimesh dhe studiues në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore të Francës. Së pari, për arsye shkencore.

"Gjarpërinjtë shumë të mëdhenj, siç janë boat, janë shumë të rëndë dhe nuk mund të lëvizin kaq shpejt. Megjithatë, lëvizja është jetike që një gjarpër të jetë në gjendje të gjuajë", - shpjegon studiuesi. Për të lëvizur, shumë specie shumë të mëdha shpesh përfitojnë nga rrjedhat e ujit. "Një kafshë kaq e gjatë do të duhej të kishte gjithashtu presion shumë të lartë të gjakut për të mbajtur gjakun në qarkullim kudo dhe për të parandaluar vdekjen e menjëhershme", shton ai.

“Ekzemplari më i madh i matur dhe i dokumentuar shkencërisht i anakondës ishte në Venezuelë i gjatë 6.20 metra”, - shpjegon Anthony Herrel. “Në Guajanë, u mat edhe një anakondë prej 5.30 metrash” – shton ai duke theksuar se përmasa të tilla janë të pamundura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI