Flash

Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i Pojës”

Lapsi.al 21 May 2025
Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i

Anfimafia italiane dhe autoritetet shqiptare kanë shpallur mbi 50 arreste (29 në Shqipëri dhe 22 na Itali) ndaj një prej grupeve të narkotrafikut që kryeprokuroi i SPAK Altin Dumani e konsideroi si një ndër më të rrezikshmet dhe kryesoret në vend.

Hetimi i zhvilluar me emrin e koduar "Ura" është zhvilluar mes Durrësit vlorës Tiranës dhe rajonit të Pulias në Itali gjatë periudhës 2020-2025, njoftuan në një konferencë të të përbashkët për shtyp, prokurorët e SPAK, atë të Prokurorisë së Barit në Itali dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Nuredin Dumani ndihmoi në goditjen e organizatës së Xhevdet Troplinit

Në qendër të tij ka qenë ajo që njihet si Banda e Troplinëve, të cillën lideri i opozitës Sali Berisha e ka akuzuar disa herë kohët e fundit si aleatëve të socialistëve për zgjedhjet në qarkun e Durrësit. Mes mandateve të arrestit bie në sy edhe ai për Elvis Doçin, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Doçi, i cili njhet më këtë emër të dytë për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin. Por ai i ka shpëtuar arrestimit duke rritur dyshimet se është njoftuar paraprakishtë për atë që do të ndodhte, në bazë të lidhjeve që ka me majat e pushtetit dhe direkt me atë që Arben Ahmetaj e etiketonte si "koordinatori i Edi Ramës me bandat". Pikpyetja tjetër që është ngritur në mediat pranë opozitës ka të bëjë me faktin se kjo goditje ndodhi menjëherë pas përfundimit ttë zgjedhjeve.

Detaje nga operacioni/ Grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime për çdo anëtarë

Të dyja këto hipoteza janë hedhur poshtë formalisht nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe nga Drejtori i Policisë, Ilir Proda. I pari tha se hetimi pesëvjeçar "nuk ka lidhje me zgjedhjet", ndërsa i dyti se policia ishte njoftuar vetëm një ditë më parë për kryerejen e opoeracionit. Por menjëherë pas fjalëve të tyre Sali Berisha e lidhi arratisjen e Pojës me mrëdhëniet që ai ka lart në qeveri. Sipas Berishës, "porti i Durrësit është shndërruar në një pikë kryesore të hyrjes së kokainës në Europë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit të plotë të portit nga grupi i Troplinëve, me mbështetje të nivelit të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën" tha ai duke shtuar: "prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.

Ndaj u njoftua të ikë Elvis Doçi.

Prokurori Carbone: Grupi kriminal kontakte nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut 

"Hetimet kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës", theksoi gjatë konferencës për shtyp prokurori Vladimir Mara. Sipas tij për të zbuluar këtë rrjet janë përdorur edhe të dhënat nga aplikacionet SKY ECC.

Interesant është gjithëashtu edhe fakti se zbardhja e kësaj skeme provon edhe njëherë akuzat se pastrimi i parave të krimit bëhet në Shqipëri.

Prokurorët vërejtën se janë dokumentuar edhe 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro. Pasuritë dhe vlerat cash të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove.

Sipas prokurorëve italianë që kanë hetuar këtë çështje, janë dokumentuar me pamje flimike rastet e transportit të parave nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autovusëve të linjave të transportit të udhëtarëve.

Dumani nga SPAK: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri

Duke ndjekur paranë autoritetet kanë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri: Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion Juxhin Drazhi, Portslade e Elvis Doçit, i njohur si Visi Pojës, Dubai Inn e Nexhmedin Danaj, dhe një stacion televiziv privat Vlora Cable e Nexhmedin Danaj, në Vlorë.

Interesante është se gjatë operacionit të përbashkët u ekzekutuan vetëm 40 masa sigurimi, ndërsa të tjerët "nuk u gjendën", por SPAK nuk ngriti dyshime për ndonjë dekonspirim të mundshëm lidhur me dështimin e ndalimit të disa prej personave nën hetim.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI