Flash

Pistat/ Vrasja e Ermir Dedjas, merren në pyetje 13 persona

Lapsi.al 21 May 2025
Pistat/ Vrasja e Ermir Dedjas, merren në pyetje 13 persona

13 persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit, Ermir Dedja. Mes personave të marrë në pyëtje ështe edhe nëna e të riut dhe familjarë të afërt. Gjithashtu janë marrë në pyetje një grup shoqeror të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit që mund të çojnë policinë në zbardhjen e vrasjes.

I riu u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 në Durrës. Pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes se pazareve të drogës dhe hakmarrjes të cilat mund të lidhen me ngjarjen e 2015 dhe 2017. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. Janë marrë kamerat e disa bizneseve për të ndjekur itenerarin e autorëve të larguar, por gjurmet u humbin në Gërdec ku u dogj edhe mjeti që u përdor gjatë ekzekutimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI