Flash

Plasin polemikat/ A e manipuloi Izraeli votimin në Eurovision?

Lapsi.al 21 May 2025
Plasin polemikat/ A e manipuloi Izraeli votimin në Eurovision?

Suksesi i Izraelit në votimin publik në Festivalin e Këngës në Eurovision të fundjavës së kaluar ka nxitur reagimin nga një sërë vendesh për të shqyrtuar rezultatet dhe sistemin e votimit. Këngëtarja Yuval Raphael doli e para në votimet e shikuesve me baladën e saj “New Day Will Rise”, por u rendit e dyta në renditjen finale, pas Austrisë, pasi u llogaritën edhe rezultatet e jurisë.

Transmetuesit në Irlandë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Islandë dhe Finlandë kanë ngritur shqetësime ose pikëpyetje në lidhje me votimin e publikut, ndërsa disa kanë kërkuar një audit. Organizatorët e Eurovisionit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), thanë se votimi ishte kontrolluar dhe verifikuar në mënyrë të pavarur dhe se ata e merrnin seriozisht çdo shqetësim.

Izraeli u rendit i 14-ti nga juritë kombëtare, por u ngjit në renditje falë rezultateve të votimit telefonik dhe online. Belgjika, Holanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar ishin midis vendeve, shikuesit e të cilave i dhanë Izraelit maksimumin prej 12 pikësh, ndërsa Irlanda dhe Finlanda dhanë nga 10 pikë. Transmetuesi irlandez RTE ka kërkuar nga organizatorët një analizë të plotë të votimit.

Kjo erdhi pasi transmetuesi spanjoll RTVE tha se do të kërkonte një hetim të rezultateve dhe një rishikim të sistemit të televotimit. Shikuesit mund të votonin deri në 20 herë secili me anë të telefonit, mesazheve ose aplikacionit.

Katia Segers, një deputete flamande, tha: “Një sistem në të cilin të gjithë mund të hedhin deri në 20 vota është një sistem që inkurajon manipulimin. Duhet të hetohet nëse ky manipulim ka ndodhur në vendin tonë dhe në të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse dhe jo pjesëmarrëse."

Tensionet politike

Një zëdhënës i transmetuesit publik flamand VRT tha: “Nuk kemi asnjë tregues se numërimi i televotave nuk është kryer siç duhet, por po kërkojmë transparencë të plotë nga ana e EBU-së. Pyetja është mbi të gjitha nëse sistemi aktual garanton një pasqyrim të drejtë të mendimit të shikuesve dhe dëgjuesve."

YLE e Finlandës deklaroi: "Ne patjetër do t'i kërkojmë EBU-së nëse është koha për të përditësuar këto rregulla ose të paktën të shqyrtojmë nëse rregullat aktuale lejojnë abuzime."

Të martën, transmetuesit publikë holandezë Avrotros dhe NPO lëshuan një deklaratë duke thënë se konkursi ishte "i ndikuar gjithnjë e më shumë nga tensionet shoqërore dhe gjeopolitike". Përfshirja e Izraelit "ngre pyetjen nëse Eurovision ende funksionon vërtet si një ngjarje apolitike, unifikuese dhe kulturore", thanë ata.

Në përgjigje, drejtori i festivalit, Martin Green, tha se organizatorët ishin “në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë transmetuesit pjesëmarrës” dhe “i merrnin seriozisht shqetësimet e tyre”. "Mund të konfirmojmë se kemi qenë në kontakt me disa transmetues që nga Finalja e Madhe e së shtunës në lidhje me votimin" - vazhdoi ai. Do të ketë një "diskutim të gjerë" me transmetuesit pjesëmarrës "për të reflektuar dhe për të marrë reagime mbi të gjitha aspektet e ngjarjes së këtij viti", tha ai.

"Është e rëndësishme të theksohet se procesi i votimit për Festivalin e Këngës në Eurovision është më i përparuari në botë dhe rezultati i secilit vend kontrollohet dhe verifikohet nga një ekip i madh njerëzish për të përjashtuar çdo model votimi të dyshimtë ose të parregullt. Një monitorues i pavarur i pajtueshmërisë shqyrton të dhënat e votimit si të jurisë ashtu edhe të publikut për t'u siguruar që kemi një rezultat të vlefshëm. Partneri ynë i votimit, Once, ka konfirmuar se është regjistruar një votë e vlefshme në të gjitha vendet pjesëmarrëse në Finalen e Madhe të këtij viti dhe në Pjesën tjetër të Botës" – u shprej ai

Eurovision News , i cili operohet nga EBU, tha se një agjenci e qeverisë izraelite pagoi për reklama dhe përdori llogaritë shtetërore të mediave sociale për të inkurajuar njerëzit të votonin për këngëtarin izraelit. Z. Green tha se kjo nuk i shkelte rregullat. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI