Flash

Vetëvritet në Itali marokeni: Burgu është më i mirë se kampi në Gjadër!

Lapsi.al 21 May 2025
Vetëvritet në Itali marokeni: Burgu është më i

Zyra e Azilit dhe Emigracionit në Itali shpreh pikëllim për vdekjen e Hamid Badoui, një shtetas maroken 42-vjeçar, i cili kreu vetëvrasje në burgun e Torinos. Në Itali për më shumë se dhjetë vjet, Hamidi i kishte deklaruar avokatit të tij: “Burgu është më i mirë se CPR-ja në Gjadër, nuk do të kthehem në Shqipëri.”

“Modeli i Shqipërisë” – i promovuar nga qeveria italiane si një mjet inovativ për menaxhimin e emigracionit – e përkeqëson më tej këtë logjikë: struktura ekstraterritoriale, izolim gjeografik, akses i vështirë dhe i kufizuar në garancitë ligjore, pengesa në aksesin në të drejtën për shëndetësi, ndalim administrativ i përhapur i përdorur në mënyrë ndëshkuese, në vend që të jetë mjeti i fundit i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare.

Në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni. Kjo është rezymeja që bëjnë mediat në vendin fqinj.

Protestat, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet janë simptomat më të dukshme të një sistemi të projektuar për të izoluar dhe ndëshkuar. Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore.

Shndërrimi në ligj i dekretit të ri të Shqipërisë që u bë dje nëpërmjet votëbesimit në Senat konfirmon strategjinë e qeverisë për t’u përqendruar në politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në sajë të një qasjeje thjesht propagandistike.

Të këshilluara

GJKKO konfiskon pasuritë e Indrit Vezit

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme , GJKKO ka konfiksuar pasuritë e shtetasit Indit Vezi. Automjetit autobus, i markës Volvo, me targë ****, me Nr. shasie ...

16:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI