Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Celibashi: Platformat e KQZ kanë qenë nën sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve

Lapsi.al 22 May 2025
Celibashi: Platformat e KQZ kanë qenë nën sulme kibernetike

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka theksuar se gjatë zgjedhjeve platformat e KQZ-së kanë qenë nën sulme kibernetike. Gjatë një deklaratë për mediat, Celibashi ka shtuar se në këto momente kanë komunikuar me institucionet e sigurisë kibernetike. Më tej, Celibashi shtoi se këto sulme kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara.

“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ, duke filluar nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikuar me me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Kemi 192 mln kërkesa të regjistruar në 7 ditë. Kemi patur pikun për 5700 kërkesa për sekondë. Nga të dhënat që kemi, rezulton se një pjesë e madhe e këtyre sulmeve kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Të gjitha nga jashtë. Kanë qenë të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Gjermania apo Estonia," tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI