Flash

Lucio, foto pas incidentit: shpërthimi i oxhakut i shkaktoi djegie në 18% të trupit

Lapsi.al 22 May 2025
Lucio, foto pas incidentit: shpërthimi i oxhakut i shkaktoi djegie në

Ish-futbollisti i Inter, Lucio, ditët e fundit është shtruar në terapi intensive në Brasilia pas një incidenti të tmerrshëm në shtëpi. Ish-mbrojtësi ishte viktimë e shpërthimit të një oxhaku ekologjik brenda banesës së tij. Futbollisti në profilin e tij në Instagram ka postuar një imazh në një “story” dhe fotografia e publikuar është padyshim mbresëlënëse.

Djegie në 18% të trupit për Lucio pas incidentit në shtëpi

Të premten e kaluar, braziliani, që me Inter fitoi Tripletën në vitin 2010, ishte shtruar në spital. Lajmi shkaktoi shqetësim sepse komunikata fliste për terapi intensive: “Lucio u shtrua dje në spital për djegie. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe nën kujdesin e një ekipi multidisiplinar; po merr monitorim mjekësor të specializuar për trajtimin e djegieve.” Buletini i mëpasshëm konfirmoi shtrimin dhe se, pavarësisht gjendjes shumë serioze shëndetësore, futbollisti nuk ishte në rrezik për jetën. Televizioni brazilian Globo bëri më pas të ditur se ish-futbollisti kishte pësuar djegie në rreth 18% të trupit, disa prej tyre të shkallës së dytë. Në ditët menjëherë pasuese ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Imazhi i Lucio në spital me bashkëshorten

Lucio iu besua një ekipi të specializuar në trajtime për pacientë me djegie të rënda pranë spitalit Hospital Brasilia – Rede Americas. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit është i vetëdijshëm dhe në gjendje të qëndrueshme dhe po reagon ndaj trajtimit. Tani është publikuar imazhi i parë i Lucio, i cili është i shoqëruar nga bashkëshortja që e mban për dore. Ish-lojtari është fotografuar nga shpina, duken qartë fashot e shumta, lidhje edhe në krahë. Fasha në kokë për ish-mbrojtësin dhe nga gjuri e poshtë. Bashkë me foton është vendosur Psalmi 46:1: “Perëndia është për ne strehë dhe forcë, një ndihmë gjithmonë e gatshme në vështirësi.”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI