Flash

Megan Fox flet për shtatzaninë me MGK

Lapsi.al 22 May 2025
Megan Fox flet për shtatzaninë me MGK

Aktorja Megan Fox ndau një video nga seriali “Overcompensating” në Story-n e saj në Instagram të mërkurën, e xhiruar vitin e kaluar kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt.

“38 vjeçe. Gjashtë javëshe shtatzënë,” shkroi aktorja e “Jennifer’s Body”, tani 39 vjeçe, në përshkrimin e videos nga seriali i Amazon Prime. Në postim, Fox e përshkroi shtatzëninë si “e paparashikuar … por një surprizë e lumtur.”

Ajo vazhdoi: “Ju lutem ndaloni së dëgjuari patriarkinë. Gratë janë qenie drite të përjetshme. Ne nuk kemi një datë skadence. Mos lejoni që t’ju vjedhin fuqinë. Gjithsesi... shikoni @overcompensating.”

Ky ishte postimi i parë i Fox në rrjetet sociale që nga lindja e vajzës së saj në mars 2025. MGK ndau një foto të foshnjës në Instagram në mars me përshkrimin: “Ajo më në fund është këtu!!”  Për shkak të disa keqkuptimeve, reperi sqaroi se vajza nuk quhet "Celestial Seed" (Farë Qiellore), duke premtuar që Megan do ta ndajë emrin kur të jetë “gati.”

Çifti, që shpesh janë ndarë e bashkuar, njoftuan shtatzëninë në nëntor 2024, dy vite pas humbjes së një shtatzënie të mëparshme. Fox dhe MGK u ndanë pak pasi u publikua lajmi për shtatzëninë. Ata tani po bashkë-prindërojnë vajzën e porsalindur.

Një burim për Page Six tha në prill se: “Nuk kanë një orar të përcaktuar bashkë-prindërimi për momentin. Thjesht duan të festojnë këtë periudhë dhe të gëzojnë me vajzën e tyre.” Sipas të njëjtit burim, ndonëse nuk po jetojnë bashkë, MGK “po qëndron me” ish-in e tij për të kaluar sa më shumë kohë me vajzën.

Në prill, Us Weekly raportoi se Megan po e rimendon marrëdhënien me MGK, duke ndjerë se ai ka ndryshuar. “Energjia e tij është ndryshe, sytë e tij janë ndryshe, aura e tij ka ndryshuar,” raportoi një burim. “Ajo ndjen se foshnja ishte pikërisht ajo që i duhej atij dhe shpreson që kjo të funksionojë.”

Fox ka edhe tre fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green — Noah (12), Bodhi (11) dhe Journey (8) — ndërsa MGK ka një vajzë 15-vjeçare, Casie, me ish-partneren Emma Cannon.

Të këshilluara

Ish stafi akuzon Blake Lively: Toksike

Gjashtë ish-punonjës të kompanisë së mëparshme të stilit të jetesës së Blake Lively, Preserve, po thyejnë heshtjen mbi atë që ata e përshkruajnë si një ambient ...

14:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI