Flash

Tronditet Coutinho, të shtëna armësh gjatë intervistës: lojtari nuk vazhdon dot më

Lapsi.al 22 May 2025
Tronditet Coutinho, të shtëna armësh gjatë intervistës:
Philippe Coutinho ishte protagonist i një situate shumë të veçantë. Gjatë intervistës së tij të fundit me Vasco da Gama, ish-mesfushori i Interit u përball me zhurmat e një të shtëne që ndodhi vetëm pak metra larg fushës së klubit brazilian. I dukshëm në siklet, lojtari i lindur në vitin 1992 gjithsesi vazhdoi para kamerave, duke u përpjekur të mos tregonte frikë. Edhe Coutinho, ashtu si shokët e tij të skuadrës Nuno Moreira dhe portieri Léo Jardim, morën pjesë në “media day” të Vasco-s. Të gjithë ndodheshin në qendrën stërvitore Moacyr Barbosa si gjithmonë, për një situatë plotësisht rutinë. Por gjërat nuk shkuan siç pritej: ndërsa “Cou” po fliste, duke bërë një përmbledhje të momentit që po kalon skuadra, të punës etj., u dëgjuan qartë disa të shtëna me armë zjarri.

Shtanget Coutinho gjatë intervistës

Një breshëri e përsëritur që u dëgjua qartë nga lojtari. Ky i fundit u përpoq të bënte sikur nuk kishte ndodhur asgjë, madje mbylli pak sytë për të përqendruar vëmendjen te kamera. Por në fund, intervista e tij u ndërpre nga klubi, ndërsa në sfond dëgjoheshin të tjera të shtëna. Bëhet fjalë për një situatë shqetësuese, me të gjithë zonën që është nën vëmendje të shtuar nga forcat e rendit. Në fillim të javës, polici José Antônio Lourenço, i njësisë së burimeve speciale (Core), forca elitare e Policisë Civile, u vra gjatë një operacioni në Cidade de Deus, e cila ndodhet shumë pranë qendrës stërvitore. Një situatë që duket se lidhet me hetimet mbi një fabrikë akulli jo të autorizuar për të prodhuar dhe shitur produktin. Dyshohej se akulli i kontaminuar po shitej nëpër biznese dhe hidhej në treg. Që prej atij momenti janë dëgjuar disa përplasje me armë zjarri. Një zonë, ajo e fushës stërvitore Moacyr Barbosa, që vitet e fundit ka qenë shpesh në qendër të episodeve të dhunës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI