Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

La Repubblica: Berisha tregon foto dhe video që dyshohet se tregojnë blerjen e votave

Lapsi.al 23 May 2025
La Repubblica: Berisha tregon foto dhe video që dyshohet se tregojnë

Sali Berisha nuk dorëzohet dhe, 11 ditë pas numërimit të votave që i dhanë fitoren kryeministrit aktual Edi Rama, vazhdon të denoncojë manipulimet. Ish-kryeministri i moshuar, lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ka treguar, në një konferencë për shtyp, ato që ai i konsideron prova të operacioneve të paligjshme që i kanë mundësuar Partisë Socialiste të fitojë me një diferencë prej gati 20 pikësh. Ai kërkon formimin e një “qeverie teknike” dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Berisha flet për “qindra dokumente” që provojnë akuzat e tij dhe tregon një video në të cilën shihen 117 fletë votimesh të vulosura dhe të gatshme për t’u përdorur për votim në një bar në Pekisht, afër Elbasanit, në dispozicion të një kryeplaku, që – sipas tij – do t’i ofronte ato për socialistët. “Shihni, tavolina është plot me euro dhe karta identiteti në masë të madhe. Ky është tavolina e krimit zgjedhor,” tha ai para gazetarëve të pranishëm në konferencën që u zhvillua në selinë e tij në Tiranë.

Sipas Berishës, kundërshtarët e tij kanë përdorur masivisht metodën e quajtur “treni bullgar”, që konsiston në shpërndarjen, nga ana e votuesve pas daljes nga kutitë e votimit, të fletëvotimeve të bardha që pastaj shkëmbehen me fletëvotime të parapërgatitura në këmbim të një shume parash.

Berisha thotë se ka denoncuar gjithçka në autoritetet gjyqësore, edhe pse nuk beson te veprimet e SPAK-ut, prokurorisë speciale kundër korrupsionit (ai vetë, përkundrazi, është nën gjyq për skandale të vjetra ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë).

Nga rrethi i Ramës e minimizojnë këtë çështje: “Janë akuzat e zakonshme, ai i bën këto akuzat në çdo raund zgjedhor”. Kryetari i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se “nuk ka marrë informacione për raste të trenit bullgar”, por se “rastet duhet të hetohen nga organet e drejtësisë”. Ai shtoi se në çdo rast “nuk ka pasur konteste mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”.

Ditën pas zgjedhjeve, vëzhguesit e OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shpërndanë një raport, pjesërisht të kundërshtuar nga Rama, ku denoncoheshin situata të tilla: “Në shumicën e rasteve, votimi është vlerësuar pozitivisht. Megjithatë, në 4.6 përqind të 995 vëzhgimeve, një numër mjaft i lartë, procesi është vlerësuar negativisht kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe disa presioneve ndaj votuesve”./ La Repubblica

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI