Flash

Riaktivizimi i Nord Stream, Gjermania kundër planit të fshehtë Putin-Trump

Lapsi.al 23 May 2025
Riaktivizimi i Nord Stream, Gjermania kundër planit të fshehtë

Kancelari gjerman Friedrich Merz po mbështet “aktivisht” një ndalim të propozuar nga BE-ja për tubacionet Nord Stream që lidhin Rusinë me Gjermaninë, si një përpjekje për të ndaluar çdo mundësi që SHBA dhe Rusia të riaktivizojnë lidhjet e gazit.

Qeveria e Merz ka bërë trë ditur se e miratoi ndalimin si pjesë të raundit të ardhshëm të sanksioneve të bllokut kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë. Sipas tre zyrtarëve të njohur me çështjen, kancelari kërkoi të shuante çdo debat të brendshëm në lidhje me meritat e një riaktivizimi të mundshëm.

Burime nga Financial Times në mars nga ana e biznesmenëve rusë dhe amerikanë të lidhur me Kremlinin që kërkonin të rifillonin tubacionet në pronësi private e shtynë Merzin të fillonte diskutimet me zyrtarët në Berlin dhe Bruksel se si ta parandalonin këtë situatë.

Shtimi i Nord Stream në listën e sanksioneve të BE-së "potencialisht heq një problem politik për të", thanë ata për Financial Times.

Masat ndëshkuese janë gjithashtu një mënyrë që Merz të “evropianizojë” fatin e tubacionit, në vend që Berlini të përballet vetë me presionin e mundshëm të SHBA-së dhe Rusisë, tha një zyrtar tjetër.

Edhe pse nuk ka kontroll shtetëror mbi asnjë nga katër tubacionet që aktualisht janë të paaftësuara pas shpërthimeve që dëmtuan tre prej tyre në vitin 2022, Berlini do të duhet të japë një certifikim për çdo aktivizim të lidhjes së gazit.

Kufizimet e BE-së do të synojnë Nord Stream 2 AG, entitetin me seli në Zvicër që zotëron tubacionet, dhe çdo kompani tjetër - ruse ose jo - që është e nevojshme për rinisjen dhe funksionimin e saj, thanë për FT njerëz të njohur me planet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI