Flash

Sërish bombardime në Rripin e Gazës, një mjeke palestineze humb 9 fëmijët në një natë

Lapsi.al 24 May 2025
Sërish bombardime në Rripin e Gazës, një mjeke palestineze

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, ku një sulm ajror izraelit ka goditur banesën e një mjekeje, duke vrarë nëntë nga dhjetë fëmijët e saj, njoftoi Spitali Nasser, ku ajo punon. Sipas mjekëve, vetëm njëri prej fëmijëve, së bashku me babain, kanë mbijetuar, megjithëse kanë pësuar plagë serioze. Djali 11-vjeçar i Dr. Alaa al-Najjar u operua nga kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon vullnetarisht në të njëjtin spital.

Pamje të shpërndara nga autoritetet lokale dhe të verifikuara nga BBC tregojnë momente të dhimbshme teksa trupat e fëmijëve nxirreshin nga rrënojat. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, shtëpia u godit pak pasi bashkëshorti i mjekes, Hamdi al-Najjar, ishte kthyer në banesë, pasi kishte dërguar gruan në punë.

“Fëmija më i madh ishte vetëm 12 vjeç,” tha drejtori i ministrisë, Dr. Muneer Alboursh. “Një tragjedi e paimagjinueshme.”

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, konfirmoi se ekipet kishin nxjerrë tetë trupa fillimisht dhe disa të plagosur nga rrënojat, por më pas bilanci i viktimave u përditësua në nëntë fëmijë të vrarë.

Në një deklaratë të përgjithshme, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit kishin goditur mbi 100 objektiva në të gjithë territorin e Gazës. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se të paktën 74 persona janë vrarë në këtë periudhë.

Dr. Youssef Abu al-Rish, një tjetër mjek në spitalin Nasser, tha se e kishte gjetur Dr. al-Najjar në sallën e operacionit, në pritje për lajme mbi gjendjen e djalit të saj, të vetmit nga fëmijët që i mbijetoi sulmit.

Në një deklaratë të dhimbshme, një i afërm i familjes, Youssef al-Najjar, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar: “Mjaft! Kini mëshirë për ne! Jemi të rraskapitur nga zhvendosja dhe uria!”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI