Flash

Inzaghi, Champions dhe pastaj lamtumira: trajneri ka pranuar ofertën e Al-Hilal

Lapsi.al 25 May 2025
Inzaghi, Champions dhe pastaj lamtumira: trajneri ka pranuar ofertën e
Mund të përfundojë vërtet në Mynih, më 31 majin e ardhshëm, aventura e teknikut Simone Inzaghi në pankinën e Inter. Kjo, të paktën, është ajo që pretendon SSC, një nga transmetuesit sportivë më të mëdhenj në Arabinë Saudite, sipas të cilit trajneri zikaltër do të kishte dhënë dritën e gjelbër për finalizimin e marrëveshjes me Al-Hilal. Sipas televizionit saudit, Inzaghi do të jetë madje në stol për Al-Hilal me rastin e Kupës së Botës për Klube 2025 dhe pritet të shpallë largimin nga Interi menjëherë pas finales së Champions League kundër PSG.

Lexo më tej: Gaia, gruaja e Inzaghi provokon me një foto: “Imazh i paparë në një botë frikacakësh”

Pra, ajo në Mynih duhet të jetë ndeshja e fundit e teknikut Inzaghi në krye të Inter dhe do të mbyllë kështu një katërvjeçar suksesi që Simone do të donte ta pasuronte me trofeun e Champions. Në çdo rast, në ditët në vijim një person i afërt me trajnerin aktual pritet të fluturojë drejt Rijadit për të finalizuar tratativën dhe për të përcaktuar detajet e një kontrate që do t’i garantojë teknikut 25 milionë neto në sezon për dy vjet. Kjo, pavarësisht kontratës në fuqi me Inter dhe premtimit, nga ana e presidentit Marotta, për një rinovim deri në vitin 2027 me një rritje të lehtë të pagës deri në 7 milionë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI