Flash

Jessica Alba në një romancë të re dashurie

Lapsi.al 25 May 2025
Jessica Alba në një romancë të re dashurie

Jessica Alba duket se e ka lënë pas marrëdhënien me Cash Warren.

Bashkë-themeluesja e The Honest Company — e cila u nda nga bashkëshorti i saj— u pa duke kaluar kohë me një burrë misterioz në Regents Park të Londrës gjatë fundjavës.

Në fotot e publikuara fillimisht nga The Sun, Alba ishte veshur me një xhaketë të zezë dhe kapele, për t’u maskuar gjatë shëtitjes së saj të dielën. Në një moment, ajo i kapi dorën burrit nga pas ndërsa ata ecnin.

Sipas një dëshmitari okular, dyshja dukej shumë e afërt dhe intime. “Ata po përqafoheshin dhe kapeshin për dore ndërsa ecën nëpër park,” tha burimi për The Sun. “Ata morën me qira disa karrige plazhi dhe u panë duke u puthur. Dukej si një marrëdhënie e re.”

Aktorja 44-vjeçare dhe Warren, 46 vjeç, u ndanë në janar pas gati 17 vitesh martesë. Alba e konfirmoi ndarjen përmes një deklarate në Instagram më 16 janar.

“Kam qenë në një udhëtim vetë-zhvillimi dhe transformimi për vite – si individ dhe si partnere e Cash,” shkroi ajo.

“Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur në martesën tonë gjatë këtyre 20 viteve dhe tani është koha që të fillojmë një kapitull të ri zhvillimi si individë.”

Ajo theksoi se ata po ecin përpara “me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin” dhe se fëmijët e tyre mbeten prioriteti kryesor.

Çifti ka tre fëmijë: Honor, 16 vjeç, Haven, 13, dhe Hayes, 7.

Në shkurt, Alba paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc, duke përmendur “mospajtime të pakapërcyeshme” si shkak për ndarjen.

Në prill, ajo kaloi pushimet me fëmijët, ndërsa për Pashkë u bashkua me Warren për të festuar si familje.

Jessica dhe Cash u njohën në vitin 2004 në xhirimet e “Fantastic Four” dhe u martuan në një ceremoni private në Beverly Hills në maj 2008.

Të këshilluara

Sophie Turner bën paqe me Joe Jonas?

Sophie Turner ka treguar se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin Joe Jonas është përmirësuar  pas divorcit të tyre të vështirë. Aktorja e “Game of Thrones”...

10:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI