Flash

Meghan Markle në konflikt me Vogue: Ja pse dështoi kopertina

Lapsi.al 25 May 2025
Meghan Markle në konflikt me Vogue: Ja pse dështoi kopertina

Përplasja e supozuar mes Meghan Markle dhe ish-redaktorit të British Vogue, Edward Enninful, shkon më thellë sesa thjesht mosmarrëveshja për një kopertinë në vitin 2022.

Ish-dukesha i dha ikonës së modës një listë të pamundur kërkesash dhe madje u përpoq të bënte apel edhe tek redaktorja e US Vogue, Anna Wintour, thotë një burim për Page Six.

Sipas “Daily Mail”, Markle dhe Enninful kishin plane për një numër të Vogue UK në shtator 2022, që do të përfshinte paraqitjen e saj si folëse kryesore në Samitin “One Young World” në Manchester.

Thuhet se Markle donte të ishte në kopertinë, por Enninful e kishte prenotuar tashmë supermodelen Linda Evangelista për atë muaj — gjë që bëri që Markle të tërhiqej dhe që miqësia e tyre të krisej.

Një burim pohon se Markle kërkoi një “kopertinë globale”, që do të thotë të ishte njëkohësisht në kopertinën e Vogue UK dhe US Vogue, dhe kishte një listë të gjatë kërkesash.

“Meghan kërkoi kontroll të plotë mbi fotografinë, autorin e shkrimit, redaktimin final, fotot, titujt në kopertinë dhe donte që revista të ishte një botim global,” tha burimi.

Sipas të njëjtit burim: “Asnjë personazh nuk i merr këto. As Beyoncé jo.”

Thuhet gjithashtu se Markle bëri një telefonatë në Zoom me Anna Wintour për t’ia propozuar idenë.

“Anna nuk ishte e interesuar,” tha burimi, duke shtuar se revista e kishte tashmë të prenotuar Serena Williams për atë muaj.

“Meghan kërkoi një Zoom tjetër për ta bindur, dhe Anna e bëri nga mirësjellja.”

Megjithatë, një tjetër burim kundërshtoi pretendimet, duke thënë se ishte Vogue që e kishte ftuar Markle për bashkëpunim disa herë pas dasmës me Princin Harry, dhe jo e kundërta.

Edward Enninful e kishte ftuar Meghan që të ishte në kopertinën e numrit “Forcat e Ndryshimit” në 2019, por ajo preferoi të ishte redaktore e ftuar.

Në fund, Markle doli në kopertinën dixhitale të The Cut në shtator 2022, gjatë promovimit të podcast-it të saj “Archetypes”.

Ajo gjithashtu ishte planifikuar të dilte në kopertinën e revistës Variety atë muaj, por ajo u shty për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas Daily Mail, Markle dhe Enninful nuk flasin më, ndërsa një burim tjetër thotë se marrëdhënia e tyre ka mbetur “e ngrohtë dhe me respekt”, duke shkëmbyer urime për ditëlindje dhe lule.

 

Të këshilluara

Sophie Turner bën paqe me Joe Jonas?

Sophie Turner ka treguar se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin Joe Jonas është përmirësuar  pas divorcit të tyre të vështirë. Aktorja e “Game of Thrones”...

10:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI