Flash

Rimburësim 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç, por ruani çdo faturë për arsimin

Lapsi.al 25 May 2025
Rimburësim 48 mijë lekë për çdo fëmijë

Të gjithë çiftet më fëmijë nën 18 vjeç, duke nisur nga ky vit do të kenë disa procedura të reja tatimore, në mënyrë që të përfitojnë ribursimet që parashikon ligji i tatimit të mbi të ardhurat.

Konkretisht prindi më të ardhurat më të larta në familje do ti rimbursohen 48 mijë lekë për çdo fëmijë. Po kush ka të drejtë të përfitojë këtë rimbursim?

“Të gjithë ato familje apo individë që do të plotësojnë në DIVEN në 2026, për llogari të vitti 2025 do të duhet të bëjnë dhe një aplikim në tatime për rimbursim. Ky aplikim shoqërohet me një certifikatë familjare. Nëse ka dy fëmijë, familja do të përfitojë rimbursim 48.000 x 2. Për këtë procedurë prindërit nuk kanë asnjë detyrim shtesë, përveç plotësimit të deklaratës”, sqaron Armand Hysko kontabilist.

Por, kjo është hera e parë që shteti do të apliklojë kompensime. Përfitues janë me qindra familje në Shqipëri, ndaj mbetet për t’u parë se si do ta menaxhoja administrate tatimore këtë proces.

“Duke qenë se përfitues janë gati 300 mijë familje, do të shihet në vitin e ardhshëm se si do të reagojë administrata tatimore, sa e shpejt do të jetë ajo në menaxhimin e këtij procesi”, tha ai.

Por ligji parashikon dhe një tjetër kompensim për fëmijët në shumën 100 mijë lekë në vit, vetëm për qëllim arsimi. Kushti është nëse të ardhurat janë më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit.

“Ky lloj përfitimi është me kusht. Nuk e përfitojnë të gjithë familjet Vetëm ata me të ardhura më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit. Edhe për këtë procedurë aplikon prindi me të ardhuart më të larta, mes të dyve”, u shpreh Hysko.

Por që të përfitohet ky kompensim, prindërit që sot duhet të ruajnë faturat e shkollës apo fatura e kursve për arsimim.

“Do të njihen edhe faturat e kurseve për arsimim, siç janë kurset për gjuhët e huaja, kurse për shkollim privat, por nuk njihen kurset për qëllime artistike”, sqaroi ai.

Pavarësisht se sa janë shpenzimet vjetore për fëmijët, kompensimi për arsim është vetëm 100 mijë lekë. Por, nëse prindërit nuk e dokumetojnë me fatura shpenzimesh, ata do të përfitojnë aq fatura sa do të dorëzojnë kur të kryejnë aplikimin. /Marrë nga vizionplus.tv

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI