Flash

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Melbourne

Lapsi.al 25 May 2025
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Melbourne

Një sulm me thikë është regjistruar të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston në Melbourne të Australisë. Nga sulmi raportohet se janë plagosur katër personave.

Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa qendra tregtare u bllokua nga forca të forta policie. Sipas mediave australiane, një person është arrestuar tashmë si i dyshuar për sulmin, ndërsa autoritetet janë duke kërkuar dy persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Gjendja e të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa policia nuk ka konfirmuar nëse ky ishte një sulm i planifikuar apo i rastësishëm. Hetimet për incidentin e sotëm në Melbourne janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po u bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion të paraqitet. Vizitorët e qendrës tregtare që mbetën të bllokuar gjatë operacionit të evakuimit tani janë në një vend të sigurt. Priten informacione zyrtare nga autoritetet në lidhje me motivet e sulmit dhe identitetin e autorëve.

Të këshilluara

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do të operojë linjat. Shqipëria parashikon që këtë vit të hapë garën ndërkombëtare për...

08:26

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI