Flash

Berisha flet me emra: Këta janë deputetët e krimit dhe bandave në Fier

Lapsi.al 26 May 2025
Berisha flet me emra: Këta janë deputetët e krimit dhe bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur me emra për deputetët e futur në lista nga krimi dhe banditët, por këtë herë për qarkun e Fierit. 

"Sot është farsë komplet sepse ka konkurrencë, por kjo konkurrencë është qesharake, ka përballë shtetin elektoral me të gjithë shëmtinë dhe fuqinë e tij, që i kthen zgjedhjet në farsë.

Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë.

Shytët kanë kandidatin e tyre, një Kiduina Zaka një vajzë. E kanë në listë të mbyllur dhe përveç se kanë futur atë në listë të mbyllur, ata kanë mbështetur fuqishëm kandidatët të tjerë në Lushnje dhe Fier. Kanë mbështetur Korreshin dhe Ceno Klosin.

Po kështu Juli i Pashakos, është i kudogjendshëm edhe pse është në kërkim ndërkombëtar.

Ben Qimen e futi Belinda Balluku në kërkim dhe nga kërkimi ose do të mbështesës Zeqinenë ose do të kapim.

Renato Salihi, o do kapesh ose do mbështesësh Cenon. Ose një tjetër, Jahja, ca është. Mora këtë se nuk është përfolur për qarkun e Fierit dhe Lushnjes.

Në këtë rast ka qenë porosia për përqendrim. Duke qenë se ata (organizatat kriminale) janë një faktor kombëtar në rezultatin e zgjedhjeve është parë e arsyeshme që me ta të merret qendra dhe jo qarqet. Ata janë denoncuar në mënyrë më të fuqishme.

Qoftë ky Elvis Doçi apo Poja, se ata ashtu quhen të gjithë, është absolutisht karteli numër 1 në Ballkan dhe më gjerë. Është karteli me port dhe kontrollon çdo metër të portit, kontrollojnë çdo gjë. Nëse përgjegjësi guxon të shkarkojë një vinçier, brenda gjysëm ore ai rikthehet dhe shkon në vinç.

Se këta nuk ngopen.

Këta marrin 3 mijë euro për çdo njeri, për të kaluar aty. Çdo njeri paguan 3 mijë te karteli dhe ikën" - u shpreh Berisha në emisionin "Çim Peka Live". 

Të këshilluara

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e person...

21:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI