Flash

Broja e Manaj “nën armë”: Sylvinho thërret dy nga Superiore kundër Serbisë & Letonisë

Lapsi.al 26 May 2025
Broja e Manaj “nën armë”: Sylvinho thërret dy nga
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme. Ashtu si parashikohej, braziliani Sylvinho nuk është se ka bërë revolucion, duke u bazuar në lojtarët që më së shumti I kanë dhënë garanci. Sidoqoftë, lista provizore duhet ende të shkurtohet, por për momentin ka dy lojtarë të kampionatit të Superiores: Dajsinani e Aliji. Rikthehet në Kombëtare Ardian Bajrami, që po ka kaluar tashmë te Benfica në ekipin e parë. Pjesa tjetër janë të besuarit e përhershëm. Edhe një herë besim për Ajetin, ndonëse këtë herë është më vështirë për të të gjejë hapësirë mes Gjimshiti, Kumbullës e Ismajlit.

Lexo më tej: "Ka gjithçka, forcë, teknikë, bën gol": Sylvinho 'i çmendur' pas Brojës

Mesfusha është pa surpriza, por merr thirrjen e dytë Shehu, ndërsa Bajrami ka sërisht një vend në përzgjedhjen e teknikut Sylvinho. Rikthehet edhe Pajaziti, ndërsa Muçi, Asllani, Hoxha e Laçi do të jetë gati për dy ndeshjet vendimtare. Ka një thirrje të pritur për Armando Brojën, pavarësisht minutave që mungojnë. Edhe Uzun nga MLS, ashtu si Manaj e Daku, që është lojtari më në formë i ofensivës kuqezi.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI