Flash

Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës, zjarrfikësit në vendngjarje

Lapsi.al 26 May 2025
Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës,

Një kasolle është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës në Durrës. Mësohet se kasollja përdorej për mbajtjen e ushqimit të bagëtive. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Zjarri rrezikonte disa banesa përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe të ndihmuara nga banorë të zonës kanë arritur ta neutralizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij drejt banesave, duke shmangur një situatë më të rëndë. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa po hetohet për shkakun e zjarrit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI